Fetai e pyet Deskoskën se, a ka filluar ekstradimi i Demirit dhe Ismailoviqit, Raufi e këshilloi të lexojë më mirë

Familjarët e viktimave në rastin “Monstra”, kanë kërkuar takim me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska. Prokurorja që e përfaqëson lëndën, Fatime Fetai nga e njëjta kërkoi sqarim se, “nëse Kosova ka nisur procedurat me ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit”, e kurse avokati Naser Raufi e këshilloi të lexojë më mirë, njofton Portalb.mk.

Në fillim të seancës së sotme, avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të mbahet takim mes familjarëve të të dyshuarve në “Monstra” me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska për të marrë përgjigje të detajuar për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit.

Ndërkaq kërkesa e Fetait erdhi pasi që siç tha ajo, nuk është e kënaqur nga përgjigja që Deskoska ia ka dorëzuar Gjykatës, se procedura për ekstradim “është në rrjedhë”.

“Kërkojmë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska të tregojë se, çfarë ndërmarrin institucionet e Kosovës, për ekstradimin dhe a kanë ndërmarrë diçka në këtë drejtim. A ka filluar procedura nga ana e tyre?”, pyeti Fetai.

Ndaj kësaj ka reaguar pala mbrojtëse, duke thënë se Kosova tashmë e ka refuzuar kërkesën.

“A nuk kishte kushte për gjykim fer. Ja gjykim fer”, tha Fetai.

Ndërkaq avokati Naser Raufi reagoi: “Prokurore, nuk është ai shkaku, lexoni më mirë”.

Procedura gjyqësore duhet të fillojë me publikimin e 1333.000 porosi “SMS” dhe transkriptime të tjera, të propozuar si dëshmi materiale shtesë.

Procesin gjyqësor të “Monstrës” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërkaq përfaqësues të tij janë prokurorët, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Lënda është në fazën e nxjerrjes së dëshmive të reja.

“Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.

LEXO:  DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button