Prishtinasja Iris Shala “Playmate” e korrikut 2013

Aktorja dhe topmodelja 22 vjeçe, Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe e cila jeton në Graz të Austrisë, është zgjedhur “Playmate July 2013”, titull ky që e shpall çdo muaj revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman.


Irisi është e njohur edhe nga një rol që ajo e ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Ana dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar një garë për top modelen më të mirë. Në biografinë e saj shkruan se është e lindur në gusht të vitit 1990 në Prishtinë.


Është me siguri shqiptarja e parë që zgjidhet “Playmate” në revistën e njohur për prezantimin erotik të femrave “Playboy”, shkruan Albinfo.

Lajme të ngjashme

Back to top button