Talat Xhaferi: Prishtina dhe Beogradi kanë marrëveshje që premton ardhmërinë e tyre

Ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi tha se 14 vite pas intervenimit të Nato-s në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi kanë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila hap shtigje të reja në marrëdhëniet dhe ardhmërinë e të dyja vendeve.

“Si ministër i mbrojtjes zakonisht kam thënë se nuk duhet ti i kthehem historisë. Dy vendet që kanë qenë të përfshira në këtë histori, nga 19 prilli kanë një histori të re, një raport të ri, kanë një marrëveshje të ndërsjellët në të cilën duhet të koncentrohen për ta implementuar” tha sot Xhaferi.

Xhaferi këto komente i bëri në Shkup pas takimit me kolegun e tij kroat Ante Kotromanoviç. Ky i fundit tha se anëtarësimi  në strukturat euroatlantike, është shumë i rëndësishëm për përparimin e vendeve të rajonit. Ai u zotua se vendi i tij, do të mbështes fuqishëm Maqedoninë në proceset integruese.

“Kroacia si një vend anëtar i NATO dhe së shpejti edhe i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në proceset e saj euro-atlantike. Ne gjithmonë e kemi bërë këtë gjë dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Vlerësojmë se është shumë e rëndësishme që të vazhdojnë bashkëpunimin. Ne i kemi parë ushtarët tuaj, ata të përgatitur, e njohin punën e tyre dhe nuk ka asnjë arsye që vendi juaj të qëndrojnë jashtë NATO-s” tha Kotromanoviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button