Kryeministri kroat Plenkoviq në Shkup u takua me autoritetet shtetërore, u paralajmëruan 12 marrëveshje të reja

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, priti kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, i cili kishte aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Në një kohë kur përballemi me procese dhe sfida të reja, miqtë e vërtetë janë me ne për të ndarë përvojën dhe për të mbështetur integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Mirëseardhje e ngrohtë për kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin do të kemi mundësinë të diskutojmë planet tona, projektet e reja, të ardhmen e rajonit”, ka shkruar zëvendëskryeministri Mariçiq në profilin e tij në Facebook.

Kryeministri i Republikës së Kroacisë sot ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë shtetëror. Ai u takua me Presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovskin.

“Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për gjendjen aktuale në Evropë, ashtu që presidenti Pendarovski e ka informuar kryeministrin kroat me ngjarjen në lidhje me procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe ka shpreh kënaqësi në lidhje me procesin e deritanishëm të skreningut”, deklarojnë nga Presidenca.

U theksuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, duke shfrytëzuar përvojën e Kroacisë.

Kryeministri kroat Plenkoviq u takua edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa para pllajës së Qeverisë është organizuar një ceremoni zyrtare e mirëseardhjes, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pasuar nga takime tet-a-tet i kryeministrave, si dhe takimi plenar i delegacioneve të dy vendeve.

“Dy vendet tona nuk kanë çështje të hapura, ne po ndërtojmë dhe thellojmë vazhdimisht dialogun politik së bashku, duke rritur bashkëpunimin ekonomik-tregtar dhe duke gjurmuar vazhdimisht drejtime të reja për bashkëpunim të ndërsjellë”, deklaroi Kovaçevski, i cili theksoi që dy vendet kanë të nënshkruara 44 marrëveshje dhe dokumente dypalëshe, ndërsa 15 tjera janë në fazën fillestare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button