Pushteti vendor i Dibrës dhe shkolla e mesme ’28 Nëntori’ në Turqi (FOTO)

Qyteti Kapakli i Turqisë  këto ditë është nikoqire e pushtetit vendor të komunës së Dibrës dhe shkollës së mesme “28 Nëntori”. Korespodentja e Portalb për Dibrën këto ditë na raporton nga Turqia.
Vizita disaditore në këtë qytet me industri të lartë, ekonomi të zhvilluar dhe kulturë të gjerë do të jetë sfida dhe kënaqësia e nxënësve dibran të cilët në shenjë respekti janë sistemuar nëpër familje turke. Delegacionin dibran e mirëpriti Ajkan Ajhan, zëvendës kryetari i komunës Kapakli i cili potencoi se takimi i këtillë mes dy vendeve është privilegj  dhe nder për të dy vendet tanimë të binjakëzuara. 


Sipas Ajhan, gjatë muajit paraprak Këshilli komunal i Kapakli miratoi binjakëzimin e  dy shkollave të mesme “28 Nëntori “ dhe shkollës së mesme “Kapakli çok programli lisesi”.

Ne si komunë  tha ai,  prej në vitin 1919 kemi qenë një fshat  vogël  me 3 mijë banorë. Jemi turq të ardhur nga Bullgaria dhe kemi ardhur në Turqi, dikur kemi qenë një fshat ndërsa sot jemi qytet me 81 mijë banorë. Meqë tanimë jemi vëllezër , dëshirojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe më tej , potencoi Ajhan.

Shefi i kabinetit  të komunës së Dibrës, Ylli Mirzo duke përshëndetur të pranishmit theksoi se binjakëzimi mes dy vendeve është progres dhe zhvillim  mes dy komunave,ky bashkëpunim nuk do të jetë vetëm në sferën e arsimit por e njëjta do të vazhdojë edhe në sferën e kulturës, sportit dhe ekonomisë. Përfaqësuesit e pushtetit vendor, nxënësit dibran dhe profesorët vizituan   shkollën e mesme të Kapakli me rastin e celebrimit të maturantëve turk. Pritja  e tyre ishte tejet e ngrohte dhe madhështore.

Delegacioni dibran këto ditë do të vizitojnë qytetit Çanakale , Stambollin, Erdekun dhe vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button