Çka ndodhi në kampionatin e futbollit në RMV (FOTO + VIDEO)

Të shtunën filluan garat 10 ekipet në Ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Fitues i kampionatit të fundit në Ligën e parë është Shkëndija e Tetovës, e cila këtë javë udhëtoi për në Strumicë, njofton Portalb.mk.

Të shtunën u luajtën shumica e ndeshjeve, 4 ndeshjet e ekipeve shqiptare, për shkak se të dielën ishte festa e Bajramit të Kurbanit.

Surpriza e kësaj jave ishte debutuesi i këtij kampionati, ekipi shqiptar KF Struga Trim&Lum i cili arriti të përmbys rezultatin kundër ekipit të Rabotniçkit, 2-1. Golashënues për Rabotniçkin ishte Ivan Markoviç 8‘, ndërsa për ekipin e Strugës shënuan Burhan Mustafov 22‘ dhe Nijas Lena 60‘.

Ndeshja tjetër ishte KF Shkupi – Borec, ku vendasit fituan me golat e Marin Jurinës 61‘ dhe Oumarit 84‘, 2-0.

Në kohë të njëjtë u zhvillua edhe ndeshja në Tetovë, ndërmjet Renovës dhe Sileksit. Renova arriti të fiton 3 pikë përmes golit të Bashkim Velisë 37‘, 1-0.

Befasia e kësaj jave ishte humbja e Shkëndijës si mysafir i ekipit të Strumicës, Akademia Pandev. Përkundër ndeshjes plot mundësi që krijoi Shkëndija, vendasit arritën përmes Sashko Pandevit 56’ të fitojnë ndeshjen, 1-0. Trajneri Qatip Osmani vendosi të paraqitet me këtë lojtarë: Zahov, Mici, Bejtullai, B. Ibraimi (c) (Radeski 61′), A. Ibraimi, Murati, Zejnullai, Junior (Shefiti 74′), Çeshmexhiev, Felipe, Husmani (Imeri 61′).

Ndeshja e vetme që u luajt të dielën ishte ndërmjet Vardarit dhe Makedonija Gj.P, ku ekipi mysafir fitoi, 0-2.

Të dielën e ardhshme, në Javën II do të zhvillohen këto ndeshje:

Sileks-Shkëndija

Makeodnija Gj.P.-Akademija Pandev

Borec – Vardar

Rabotniçki – Shkupi

Renova – Struga Trim&Lum

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button