Joveski: Paratë për reketin, 1.5 milionë euro janë paguar në kesh

Kushdo që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet, porosit prokurori republikan, Lubomir Joveski në një intervistë për “Nezavisen Vesnik”. Ai zbulon disa detaje të hetimit për rastin “Reket”, për llogaritë e dëshmitarit biznesmen dhe për zgjerimin e hetimit, njofton Portalb.mk.

“Po, hetimi do të zgjerohet për të gjithë personat e përfshirë në rastin konkret, por edhe për vepra tjera nëse ka dëshmi. Në këtë moment nuk mundem të them nëse do të përfshihen deputetë, prokurorë ose persona tjerë. Veprojmë në mënyrë joselektive dhe veprën do ta hetojmë dhe do ta zbardhim në mënyrë gjithëpërfshirëse. Nuk do të kursehet askush që ka kryer vepër penale”, tha Joveski.

Ai sqaron se në çfarë mënyre është dhënë reketi prej 1.5 milionë euro, të cilat të dyshuarit Bojan Jovakovski dhe Zoran Kiçaec i kanë marrë nga Orce Kamçev.

“Paratë janë dhënë të gatshme dy herë. Prokuroria që në procedurën parahetimore i ka konstatuar mënyrën dhe llogaritë prej të cilave janë fituar paratë. Që të mos dëmtohet procedura, detaje tjera nuk do të zbuloj. Por kur të krijohen kushte, opinioni do të njihet me mënyrën e kryerjes së veprave penale në këtë rast”, thotë Joveski.

Prokurori publik u përgjigj edhe në pyetjen se pse biznesmeni Kamçev nuk është i dyshuar në hetimin “Reket”, pas iqë vet ai ka pranuar se ka dhënë ryshfet.

“Në hetim Prokuroria gjithashtu heton nëse qëllimi ka qenë të korruptohen prokurorët ose vetë ta shfrytëzojnë ndikimin e të dyshuarit të parë ndaj prokurorit publik. Personi për të cilin pyetni është dorëzues i padisë penale dhe dëshmitar në këtë rast. Rrethanat që merren parasysh në pajtueshmëri me ligjin kanë të bëjnë vetëm për këtë lëndë. Personi mund të paraqitet për vepra tjera penale dhe në cilësi tjetër, varësisht prej përfshirjes dhe pjesëmarrjes që e ka pasur në ngjarjet penale”, thotë Joveski.

Përndryshe, në lëndën për “Reket” Boki 13 dhe Zoran Kiçeec dyshohen se, kanë reketuar biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, i cili jo zyrtarisht thuhet se është shefja e PSP-së, Katica Janeva.

Ndryshe, Katica Janeva, të cilës iu konfiskua telefoni mobil për këtë rast, paraprakisht ka dhënë dorëheqjen dhe për momentin gjendet në pushim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button