Për Dritën, “o sot o kurrë”

Sot për skuadrën bogovinase, Drita është ditë shumë e veçantë, pasi do të luajë vetëm një ndeshje, e e cila do të jetë vendimtare nëse do të mbetet anëtare e Ligës së Parë apo, nga sezoni i ardhëshëm do të garojë në rang më të ulët. Futbollistët e Dritës, me padurim presin përballjen e balotazhit kundër Euromilk nga Shkupi. Ekipi ka bërë përgatitje intensive, duke marrë parasysh se është ndeshje shumë me vlerë ku nuk të jepet mundësi të përmirësohet gabimi. 

Trajneri i skuadrës bogovinase jeton Beqiri është optimist për ndeshjen e balotazhit dhe shpreson që futbollistët e tij, ashtu sikurse arritën të sigurojnë balotazhin, do të sigurojnë dhe mbetjen në Ligën e Parë. “Ekipi ka punuar me kapacitet të plotë, ajo që është më e rëndësishme të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre. Mendoj se jemi në epërsi kundrejt Euromilkut që të dalim fitues dhe të vazhdojmë në garat në Ligën e Parë të Maqedonisë”, deklaroi trajneri Jeton Beqiri. 

Bogovinasit edhe pse nuk siguruan ekzistencën direkt në Ligë të Parë, ata kanë në formacion lojtar me shumë eksperiencë, siç janë Ardian Nuhiu, Nebi Mustafi, Goran Stankovski, Argjend Ramadani, Amir Aliu, Betim Miftari, Iliknur Xhaferi etj, dhe kjo i jep skuadrës shqiptare dhe rolin e favoritit. 

Për këtë ndeshje  interesim të veçantë kanë shpreh edhe fansat e këtij klubi që kanë paralajmëruar se sot do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar për në Shtip. 
Takimi i balotazhit në mes Dritës dhe EuroMilk zhvillohet sot duke filluar në ora 16:30. dueli i dytë është ai në mes Pelisterit dhe “Skopjes”, e që kjo ndeshje luhet në Kërçovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button