Ministri kroat i mbrojtjes, Ante Kotromanoviç takon Talat Xhaferin në Shkup

Ministri kroat i mbrojtjes, Ante Kotromanoviç sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Kotromanoviq do pritet nga ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi, përmes një ceremonie zyrtare. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni kroat i mbrojtjes do të zhvillojë takime të niveleve të ndryshme të fushës së mbrojtjes, për thellimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e pikave të përbashkëta në lëminë e mbrojtjes.

Xhaferi dhe Kotromanoviç si që njofton Mia, do të diskutojnë edhe për përcaktimet për bashkëpunim rajonal si dhe integrimet evroatlantike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button