Pendarovski-Osmani: Trendi i bashkëpunimit midis dy vendeve të vazhdojë, mbështetje për integrimet evropiane
Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral dhe ky trend duhet të vazhdojë sepse të dyja vendet duhet të mbështesin njëra-tjetrën në përpjekjet e tyre dhe në rrugën drejt integrimeve evropiane. Ky është konkluzioni i përbashkët nga takimi i presidentit Stevo Pendarovski me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjolsa Osmani Sadriu, transmeton Portalb.mk.
Në takim u bisedua edhe për situatën e brendshme në të dy vendet, për procesin e integrimeve evropiane dhe për mundësinë e thellimit të tregtisë mes dy vendeve, e cila vitin e kaluar arriti në 482 milionë euro, ndërsa Kosova është në mesin e 20 vendeve me të cilat Maqedonia ka bashkëpunimin më të madh ekonomik.
Presidenti Pendarovski përsëriti mbështetjen e Maqedonisë për vendosjen e liberalizimit të vizave në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e vendit si kryesues i OSBE-së për zbatimin e pjesëve të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Ohër, por vetëm me pëlqimin e të dyja palëve.
Presidenti Osmani Sadriu falënderoi Maqedoninë për mbështetjen e dhënë dhe theksoi se dy shtetet jo vetëm që janë gjeografikisht të afërta, por kanë të njëjtin vizion dhe theksoi se bashkëpunimi në të gjitha fushat ndërmjet dy vendeve ka potencial të zgjerohet dhe përmirësohet.
I pyetur për qëndrimin e tij ndaj komunitetit të komunave serbe, presidenti Pendarovski tha se Maqedonia ka qëndrim të barabartë ndaj dy vendeve që duhet të shohin përvojën e Maqedonisë.
Të dy presidentët rikonfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe theksuan efektet dhe pasojat negative për rajonin e pushtimit rus.
Presidenti Pendarovski dhe presidentja Osmani-Sadriu zhvilluan takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve.
Në fokus të bisedimeve janë marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe mundësitë për avancimin e tyre, perspektiva evropiane e dy vendeve, zhvillimet aktuale në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe situata në rajon dhe më gjerë në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Takimi Vjosa Osmani Sadriu – Talat Xhaferi
Pas takimit me Pendarovskin, Osmani Sadriu ka realizuar takim edhe me nryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Në takim ishin të pranishëm nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, Afrim Gashi.
Kryetari Talat Xhaferi, drejtoi urime për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Ai shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në të gjitha fushat dhe intensitetin e madh të takimeve të ndërsjella në nivelin e lartë politik.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut theksoi se në parim i mbështesim aspiratat euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe jemi të gatshëm t’i ndajmë njohuritë dhe përvojat e përfituara në atë plan. Duke theksuar se të dyja vendet janë pjesëmarrëse aktive në procesin e Berlinit, ai informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ratifikoi të tre marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet vendeve të rajonit.
Kryetari Xhaferi e përshëndeti marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të Be-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe theksoi se si kryesues me OSBE-në jemi të gatshëm të ndihmojmë implementimin e pjesëve të caktuara të marrëveshjes. Informoi se vendi, prej më 1 korrik këtë vit do e ndërmarrë kryesimin me Procesin e Bashkëpunimit në Evropë Juglindore, ku në bazë të njëjtë marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Kadriu, nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet shembull dhe model për vendet tjera në rajon, sidomos në planin e marrëdhënieve ndëretnike. Ajo shprehu kënaqësi që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe realizohet bashkëpunim i frytshëm në fusha të shumta. Njëherazi, u zotua për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
Kryetarja e Kosovës drejtoi mirënjohje për mikpritjen e shfaqur në Ohër, për takimin për Aneksin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nënvizoi se Serbia e ka shkelur këtë marrëveshje duke e kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Xhaferi dhe osmani Sadriu folën edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, si edhe për nevojën për rrumbullakimin e ndërlidhjes infrastrukturore dhe përmirësimin e kapaciteteve të kalimeve kufitare, me vendosjen e konceptit të kontrolleve të përbashkëta, me çka, në masë plotësuese do të lehtësohet komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe biznes bashkësisë të dy shteteve.
Bashkëbiseduesit këmbyen informata për ngjarjet aktuale në të dyja vendet dhe u zotuan për realizim më të shpejtë të marrëveshjeve të arritura në seancën e përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ndërkohë të enjten (27.04.2023) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për vizitë zyrtare do të qëndrojë edhe në Komunën e Tetovës, ku do të zhvillojë takim me kryetarin Bilall Kasami.