Skandal! Qeveria greke mbyll rrjetin radioteleviziv publik, 2656 punonjës në rrugë

Skandal i pashoq ne historine e televizioneve publike ne mbare boten, qeveria greke me nje vendim te paprecedente shpall mbylljen e rrjetit televiziv publik ERT (Radio-Televizioni i Greqise), me te gjitha kanalet e saj radiofonike dhe televizive ne valet analoge, dixhitale dhe satelitore, shkruajnë mediat greke.

Duke nisur nga ora 00.00 e dates 12 qershor, pushon se funksionuari rrjeti televiziv grek, duke hedhur ne rruge te pakten 2656 punonjes, shkruhet ne faqen zyrtare te ERT e cila ia ka kushtuar totalisht hapesiren online, ketij lajmi qe e quan shokues. 

“ERT vdes nga sot, ai u vra. Me nje vendim qeverie, te lajmeruar thate nga zedhenesi i qeverise, ERT pushon se qeni, dhe 2656 punonjes te saj mbeten pa pune”, – shkruhet ne raportin e zgjeruar te stafit redaksional te ERT. 

Zedhenesi i qeverise, Simo Kedhikouglou, duke njoftuar mbylljen e ERT tha se rrjeti radioteleviziv grek ka shume shpenzime, nje staf te fryre dhe audience te ulet. Me tej, zedhenesi i qeverise lajmeroi se nje organizate e re me mbikeqyrjen e Bashkimit Europian do te ngrihet per te sjelle ne te ardhmen nje televizion te ri, jo shteteror, te pavarur politikisht, me nje numer shume te vogel punonjesish. Zedhenesi njoftoi se deri ne celjen e televizionit te ri, shtetasit greke nuk do ta paguajne taksen e permuajshme te radiotelevizionit publik, kurse shtoi se ne te ardhmen, kjo pagese do te jete me e ulet. 

Perfaqesuesi i qeverise theksoi se 300 milione euro jane shpenzimet vjetore te deritanishme per ERT dhe shtoi se ne te ardhmen keto fonde do te perdoren per nevoja ne sektore te tjere publike si shendetesia, arsimi, etj. 

“Ne nje kohe kur populli grek eshte duke bere sakrifica nuk ka vend per vonesa” tha zedhenesi Kedhikouglou, duke shtuar se duhet te dalim nga kriza, nuk mund te pranojme korrupsionin dhe abuzimet, qe sipas tij ekzistojne ne kete sipermarrje mediatike. 

Kedhikouglou foli per “nje regjim jo transparent ne menaxhim dhe ne privilegjet e punonjesve ne radiotelevizionin grek dhe te menaxhimit te keq nga ana financiare. 

“Stafi i ERT paguhet nga populli grek dhe ka tre deri ne tete here me shume punonjes sesa duhet te kete. Ka pasuri te madhe, e cila mbetet e pashfrytezuar “, tha ai, duke pranuar se 2656 punonjes te ERT do te mbeten te papune duke nisur nga 12 qershori 2013, porse theksoi se atyre do t’u jepen te gjitha te drejtat qe parashikon Kodi i Punes. 

Vendimi per mbylljen e ERT merret nderkohe qe Trojka ka kerkuar nga qeveria greke, te plotesoje nje sere kushtesh ne kembim te kestit te ndihmes per muajin qershor. Qeveria greke duhet te pushoje nga puna 2000 nepunes kete muaj dhe 12 500 te tjere duhet te kalojne ne rezerve deri ne fund te vitit 2014. 

Reagimi publik ishte i menjehershem. Ne te gjithe vendin kane nisur tubime proteste kurse ne Athine, nje numer i konsiderueshem grekesh u mblodhen para godines qendrore te ERT duke kundershtuar vendimin per mbylljen e rrjetit radioteleviziv. 

Kundershtim kane shpallur edhe dy partneret e koalicionit qeverises te kryeministrit Andonis Samaras, DIMAR dhe PASOK. Lideret e ketyre dy partive Vangjelis Venizelos dhe Fotis Kuvelis, kane shprehur mospajtimin e tyre ndaj kreut te qeverise, Andonis Samaras. 

Vendimi eshte kundershtuar nga punonjesit e ERT, te cilet e cilesojne te pabesueshem dhe te paprecedent duke deklaruar se nuk do ta pranojne ate. “Transmetimet e televizionit publik te mbeten te hapura”, thane punonjesit, te cilet gjithashtu paralajmerojne protesta te vazhdueshme. 

ERT nisi transmetimet per here te pare para 37 vjetesh. Ai nisi me kanalin e pare publik, ET1 per te vazhduar me tej me kanalin ET 2 dhe me pas me ET 3. Ky i fundit ishte i perqendruar kryesisht ne Selanik. Ne vitet ’90 me nisjen e televizioneve private, u bene perpjekje per te reformuar ERT. Ndaj ET 1 nisi te ndryshoje strukturen programore duke u perqendruar ne edicione me te gjata informative dhe me shume prodhime vendase dhe blerje te huaja. Sakaq ET 2 ndryshoi emrin ne NET dhe u lokalizua me se shumti ne programet argetuese. Kurse ET3 vazhdoi te ishte rajonal. Paralelisht, funksiononte kanali satelitor ERT ku transmetoheshin pjesa me e madhe e programeve te ET 1. 

Ne vitet 2000, nisi era dixhitale dhe ERT hapi disa kanale dixhitale tematike, te perqendruara kryesisht tek sporti, muzika, arti, informacioni, femijet, parlamenti dhe dokumentaret. 

Edhe kanalet radiofonike te ERT ishin disa dhe eshte vleresuar se audienca e tyre ne vite ishte me e larte se e kanaleve televizive.

Lajme të ngjashme

Back to top button