RMV, qytetarët besojnë se kemi administratë joprofesionale dhe jotransparente (Infografik)

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mendojnë se administrata publike është joprofesionale, jotransparente, e stërngarkuar dhe se për të marrë shërbime prej tyre duhet që të përdoren lidhjet. Tregon anketa e publikuar nga “Eurothink” dhe “Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

Mendimi se administrata publike nuk është profesionale në dy vitet e fundit është rritur për 4%, gjegjësisht nga 50% që ka qenë në vitin 2017,54% në vitin 2019-të. Vetëm 18% e qytetarëve pajtohen se kemi administratë publike, ndërkaq 23% kanë pajtueshmëri të pjesërishme.

Për 6% është gjithashtu është rritur mosbesimi te qytetarët në lidhje transparencën e administratës publike. Në vitin 2017-të, 44% kanë thënë se administratë publike nuk është transparente, ndërkaq ky numër është rritur në 50% në vitin 2019-të. Vetëm 22% besojnë se administrata është transparente.

72% e qytetarëve vlerësojnë se kemi administratë publike të stërngarkuar dhe ky numër thuajse është i ngjashëm me vitin 2017-të, kur ka qenë 74%. Vetëm 10% e të anketuarve besojnë se administrata publike nuk është e stërngarkuar, ndërkaq vetëm 11% kanë mendim të pjesërishëm.

Besueshmëria se shërbimet e administratës publike mund të merren vetëm nëpërmjet lidhjeve, vazhdon të jetë e ulët. 74% e të anketuarve besojnë se shërbimet mund të merren nëpërmjet lidhjeve. Vetëm 10% e të anketuarve e pohojnë të kundërtën, ndërkaq mendim të pjesërishëm kanë 11% e të anketuarve.

Anketimi i mendimit publik është zbatuar, nëpërmjet telefonit në periudhën prej 16 shkurt deri më 7 mars 2019 në ekzemplar reprezentativ prej 1202 anketues me margjinë gabimi +/- 2.38%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button