Anketë në RMV: Është rritur pakënaqësia e qytetarëve nga administrata publike

Vazhdon trendi i pakënaqësisë së qytetarëve për punën e administratës publike. 44% e qytetarëve janë deklaruar se puna e administratës publike është e keqe, përkundër 16.4% të qytetarëve që e kanë lavdëruar. Kështu tregon anketa e zbatuar në projektin “Aleanca Qytetare për Transparencë” nga “Eurothink” dhe Fondacioni “Shoqëri e Hapur Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

“Shëtitje nëpër sportele, paqartësi në procedura, mosdhënie të shërbimeve, të punësuar joprofesional, por edhe shërbime të ngadalta dhe procedura të gjata. Këto janë problemet më të shpeshta me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të administratës publike”, tha Goran Llazarov nga Eurothink.

Foto nga ngjarja
Foto nga ngjarja, publikim i raportit për perceptimin e qytetarëve për punën e administratës publike

Nëse i kryqëzojmë të dhënat, shtoi ai, mund të konkludojmë se simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së, banorët e rajonit të Shkupit, por edhe personat me arsim të lartë më së keqi e vlerësojnë punën e administratës publike, derisa simpatizuesit e LSDM-së dhe BDI-së, por edhe personat me arsim fillor më së miri e vlerësojnë punën e saj.

Zorica Strezoska nga “Eurothink” deklaroi se dallimet në kënaqësinë nga puna e administratës publike në RMV janë më të theksuara në aspektin partiak.

“LSDM (29.2%) dhe BDI (22.8%) janë deklaruar më të kënaqur në krahasim me simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së (9.9%), pakënaqësia e të cilëve është rritur për 15% në krahasim me fundin e vitit 2017-të”, tha Strezoska.

Sipas anketës që e prezantoi ajo, qytetarët janë më të kënaqur nga shërbimet e MPB-së për dhënie të dokumenteve personale dhe për udhëtim dhe Policisë së Trafikut, ndërkaq më pak të kënaqur janë nga shërbimet e autoriteteve lokale/komunave, por edhe policisë në sektorin për menaxhim me krimin dhe shëndetësinë shtetërore.

Interesante është që të theksohet se punën e administratës ulët e kanë vlerësuar edhe të pyeturit që kanë thënë se nuk do të votojnë (11.4%), por edhe ata që janë përgjigjur se do ta prishin fletëvotimin nëse dalin në zgjedhje (11.3%).

Dallim shumë i madh ekziston edhe mes të pyeturve me status të ndryshëm ekonomik. Të pyeturit që janë deklaruar se ekonomikisht jetojnë keq (12.5%) janë më të pakënaqur për punën e administratës, se sa të pyeturit që janë deklaruar se jetojnë mirë (22.2%). Edhe një dallim interesant e cila përsëritet në pjesën më të madhe të kësaj pyetje anketuese është se të punësuarit në sektorin publik (21.1%) janë më të kënaqur nga të punësuarit në sektorin privat (12.2%).

Trend i njëjtë i kënaqësisë paraqitet edhe në pyetjen lidhur me transparencën, shpejtësinë por edhe kualitetin e shërbimeve të administratës publike. Kryesisht, perceptimi i qytetarëve për këtë çështje është se përballen me probleme gjatë shfrytëzimit të shërbimeve në administratën publike, kuadrin kualitativ, ngadalësimin gjatë marrjes së shërbimeve, jotransparencën dhe joprofesionalitetin.

Biljana NikollovskaZhagar, këshilltare në Ministrinë për Shqoëri Informatike dhe Administratë si dhe pjesë e ekipit të Aleancës Qytetare për Transparencë – mbikëqyrje të procesit të reformave në administratën publike nga organizatat joqeveritare thotë se nga Ministria po punojnë intensivisht për ta ndërruar këtë perceptim.

“Administrata nuk është problem vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në shumë shtete më të zhvilluara administrata është nën trysnitë që të japë më shumë shërbime, më kualitative, por edhe më të shpejta dhe në mënyrë më të thjeshtë. Disa procese nuk shkojnë aq shpejtë dhe nuk bëhen brenda natës. Fortë qëndrojmë në atë që e kemi konstatuar në Planin aksionar për reforma në administratën publike, a ajo është depolitizim dhe profesionalizim të administratës publike. Do të fillojmë prej lartë, do të fillojmë me Ligjin për poste të larta, paralelisht me atë do të bëhen edhe ndryshimet në ligje me çka presim që hapësira për politizim maksimalisht të ngushtohet, ta bëjmë procesin e punësimit, selektimit dhe regrutimit të administratës publike sa më shumë që është e mundshme më publike, më transparente dhe më të hapur. Parashikojmë që në çdo procedurë individuale për punësim të zyrtarëve administrativ prej nga fillimi i procedurës, deri në publikimin e vendimit dhe ai raport të jetë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët”, tha Nikollovsa-Zhagar.

Anketimi i mendimit publik është zbatuar, nëpërmjet telefonit në periudhën prej 16 shkurt deri më 7 mars 2019 në ekzemplar reprezentativ prej 1202 anketues me margjinë gabimi +/- 2.38%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button