Përleshje mes forcave ruse dhe iraniane në Siri

Në qytetet Deyrizor dhe Halep kanë ndodhur përleshje mes forcave ruse dhe iraniane, të cilët mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale në këto dy qytete siriane, policët ushtarak rusë janë përleshur me Rojet Revolucionare Iraniane, në qarkun Mayadin të Deyrizorit.

Në përleshje pretendohet se kanë humbur jetën 2 iranianë, ndërsa 4 ushtarë rusë janë plagosur.

Irani dhe Rusia ende nuk kanë dhënë deklaratë zyrtare.

Burimet gjithashtu theksuan se në afërsi të Aeroportit të Halepit, ku intensivisht janë terroristët e huaj të mbështetur nga Irani, ka ndodhur përleshje mes grupeve të mbështetura nga Irani dhe forcat ruse.

Edhe në muajin janar kishin ndodhur përleshje të ashpra mes forcave të Asadit të mbështetura nga Rusia dhe forcave iraniane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button