Programi Kulturor 2019: Komisionet u deklaruan pas rishqyrtimit të projekteve të refuzuara

Pasi në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë sot filloi rishqyrtimi i projekteve të refuzuara të Programit Kulturor 2019, gjashtë komisionet janë deklaruara pasi kanë shqyrtuar projektet e refuzuara, transmeton Portalb.mk.

Që të gjitha komisionet njëzëri kanë dëshmuar se: Vendimet janë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, se në miratimin e projekteve janë marrë parasysh përvojat dhe aktivitetet e realizuara më parë nga bartësit e projekteve dhe se nuk është mbajtur llogari për regjistrimin e subjekteve juridike, pasi që një gjë e tillë nuk parashihet me Konkursin.

Komisioni për veprimtari interdisiplinore – nuk është verifikuar gabim teknik

“Gjatë revidimit të projekteve të refuzuara, nuk është verifikuar gabim teknik, kurse komisioni për projektet e tij mbetet në qëndrimin e njëjtë. Nuk ka projektet të reja. Gjithsej 111 aplikacione janë refuzuar në veprimtarinë interdisiplinore. Në pajtueshmëri me kriteret, vlera maksimale arrinte vlerën prej 100.000 denarë”, njoftoi kryetarja e Komisionit, Leonora Sejdiu.

Komisioni për art vizual, arkitekturë dhe dizajn – ka mjete shtesë

“Sot i kemi shqyrtuar sërish projektet e refuzuara që të verifikohet se mos ka pasur gabime në refuzimet e tyre. Nëse ka raste që të financohen projektet të reja, ka edhe mjete. Në Komisionin tonë nuk ka pasur rast që subjektet të regjistrohen pak para konkursit”, thanë kryetari i Komisionit, Trajçe Bllazhevski.

Veprimtaria dramatike – ka mjete shtesë

“Ka hapësira ligjore që të siguron mjetet financiare për fushën e veprimtarisë dramatike për plotësim të Programit Kulturor 2019. Kjo vjen për shkak se mjetet e dedikuara për këtë veprimtari nuk janë shpërndarë në tërësi, dhe se ka mjete shtesë në rast të miratimit të projekteve të reja. Në konkurs kanë aplikuar 149 paraqitje, 53 prej tyre janë pranuar, kurse 96 janë refuzuar. Duam të ju njoftojmë se në Konkurs nuk është theksuar si kriter data e regjistrimit të personave juridik, por prioritet jepet në portofolin e personit fizik – lista referente për projektet e realizuara më parë”, tha Ismet Ramadani.

Komisioni për veprimtari muzikore dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore jomateriale, Komisioni për trashëgimi kulturore të patundshme dhe Komisioni për veprimtari bibliotekare – nuk ka raste për projekte të reja

“Nuk ka raste për miratim të projekteve të reja. Njëkohësisht njoftojmë se në bazë të procedurave ligjore, të gjitha ankesat e parashtruara në raport me projektet e refuzuara, do të shqyrtohen sërish, dhe në rast se të njëjtat kanë bazë, do të revidohet vendimi fillestar. Sa i takon regjistrimit të firmave pak para konkursit, ju njoftojmë se në këto tre komisione nuk ka raste të tilla, sepse në aplikacionet janë shqyrtuar përmbajtjet e projekteve, por edhe portofolat e bartësve të projekteve”, thanë njëzëri kryetaret e tre komisioneve, Mila Shurbanovska, Mile Vellçovski dhe Vildane Idrizi.

Përndryshe, këto përgjigje të Komisioneve përkatëse vijnë pasi që ministri i Kulturës, Asaf Ademi kërkoi që të rishqyrtohen projektet e refuzuara nga Programi Kulturor Vjetor për vitin 2019-të, sepse në publik pati reagime të shumta. Reagimet kishin të bënin për “mjetet e pamjaftueshme për projekte të caktuara” dhe se “mjetet janë ndarë në baza etnike”.

“Dua ta informoj opinionin se të gjitha vendimet e aplikacioneve të refuzuara do të anulohen dhe përsëri do të shqyrtohen dhe nëse përcaktohen parregullsi, lista e projekteve të mbështetura do të plotësohet”, tha ministri i kulturës Asaf Ademi. Deklaratë të ngjashme dha edhe kryeministri Zoran Zaev. 

LEXO: Programi Kulturor Vjetor 2019: Shumë zhurmë për asgjë

LEXO: VMRO-DPMNE kërkon që Ministri i Kulturës të japë dorëheqje
LEXO: Kryetari i komisionit: Festivalet dhe ngjarjet më të mëdha ishin shkelësit më të mëdhenj të kërkesave të konkursit
LEXO: Asaf Ademi: Të gjitha projektet e refuzuara do të shqyrtohen përsëri
LEXO: Ministria e Kulturës ka shpallur rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve për vitin 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button