Kryetari i komisionit: Festivalet dhe ngjarjet më të mëdha ishin shkelësit më të mëdhenj të kërkesave të konkursit
Pleurat Gashi, Kryetar komisionit për folklor veprimtare muzikore-skenike në Ministrinë e kulturës, ka thënë se gjatë punës në Programin vjetor me interes kombëtar në kulturë për vitin 2019, kanë hasur në kaos të përgjithshëm në aplikacione, njofton Sdk.
Ministria e Kulturës pardje e publikoi Programin vjetor me interes kombëtar në kulturë, por për shkak të reagimeve të vrullshme të publikut, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se një pjesë e programit do të anulohet, përveç në pjesën për institucionet kulturore, ndërsa Ministri i kulturës Asaf Ademi tha se të gjitha projektet e refuzuara do të shqyrtohen sërish.
Edhe drejtorët e dhjetë teatrove dhe qendrave kulturore deri te Qeveria dhe kryeministrin Zoran Zaev, kanë dërguar kërkesë për rishikim të Programit kombëtar për vitin 2019, reagojnë se janë të pakënaqur me programin e përgjithshëm dhe mjeteve të ndara dhe kërkojnë takim.
Kërkesën e kanë dërguar drejtorët Simona Ugrinovska (Teatri kombëtar maqedonas), Viktorija Rangellova- Petrovska (Teatri i dramës), Sasho Ristovski (Teatri komedia), Nesrin Tair (Teatri turk) Vane Parrtikov (Qendra e kulturës “Anton Panov” Strumicë) Mençe Karaxhovska (Qendra e kulturës “Marko Cepenkov” Prilep), Aleksandar Ivanovski (Qendra e kulturës “Jordan Haxhi Konstantinov-XHinot” Veles), Sasho Todorovski (Qendra e kulturës “Trajko Prokopiev” Kumanovë), Maja Andonovska-Ilijevski (Qendra e kulturës Manastir) dhe Ivan Jerçiq (Teatri popullor Manastir).
Më së shumti reagime shkaktoi mosmiratimi i projekteve në veprimtarinë muzikore-skenike, pasi u publikua se festivale me renome Xhaz festivali i Shkupit, Off-fest, “Përshëndetje të rinj” dhe “Bylbyli i artë” këtë vit nuk kishin fituar para nga Ministria e kulturës.
“Festivalet dhe ngjarjet më të mëdha ishin shkelësit më të mëdhenj të kërkesave më elementare të konkursit. Unë personalisht me kolegët e mi të komisionit i kemi kërkuar për t’ua bërë me dije se nuk i kishin dokumentet themelore për aplikim sipas rregullave; disa prej tyre shpjegonin se gjithmonë kishte qenë kështu (pa dokumente), ndërsa të tjerë deklaronin se problemin do ta zgjidhnin në nivel më të lartë, duke menduar se ministri dhe kabineti do t’i takojnë ata”, thuhet në deklaratën e Gashit.
Gashi ka thënë se ministri Ademi dhe kabineti i tij, kanë kërkuar dhe insistuar që të komisioni të jetë korrekt, i drejtë dhe në asnjë rrethanë të mos e shkelin ligjin.
“Mendoj se isha i shkurtë dhe i qartë në reagimin tim, të gjithë ne duhet një herë e përgjithmonë të ndalojmë me manipulimet, shpenzimin e pandërgjegjshme dhe abuzimin e mjeteve të popullit. E pranoj plotësisht propozimin e ministrit Ademi që të hënën t’i hapim edhe një herë lëndët e refuzuara. Insistoj në transparencë totale deri në fund- thotë Gashi.
LEXO: VMRO-DPMNE kërkon që Ministri i Kulturës të japë dorëheqje
LEXO: Asaf Ademi: Të gjitha projektet e refuzuara do të shqyrtohen përsëri
LEXO: Ministria e Kulturës ka shpallur rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve për vitin 2019