Ministria e Kulturës ka shpallur rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve për vitin 2019

Ministria e Kulturës ka publikuar rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional për vitin 2019 sipas veprimtarive dhe sferave, përcjell Portalb.mk.

Nga ministria bëjnë të ditur se gjatë vendimmarrjes për projektet është marrë në konsideratë projektimi përkatës i prioriteteve të Ministrisë së Kulturës, në drejtim të mbështetjes së projekteve dhe aktiviteteve të cilat e stimulojnë potencialin kreativ dhe artistik të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, ideologjike, politike, sociale, gjinore dhe të moshës.

“Janë mbështetur projektet të cilat janë të qëndrueshme dhe të cilat janë mirë të argumentuara, të konceptuara me përmbajtje artistike cilësore, projekte përmes së cilave kultivohet dhe nxitet diversiteti kulturor, krijimtaria artistike dhe zhvillimi kulturor. Një mbështetje e rëndësishme u është dhënë edhe projekteve përmes së cilave promovohen mundësitë e barabarta për të gjithë (vlerat multikulturore në shoqëri, barazia gjinore, inkluzioni i personave me nevoja të veçanta, grupet vunerabile sociale, etj.)”, thuhet në njoftimin për media nga Ministria e Kulturës.

Në shpalljen e konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019 arritën 5560 fletëparaqitje, ndërsa komisionet i mbështetën 2781  projekte.

Sivjet për herë të parë, është futur edhe vlerësimi i projekteve përmes ndarjes së pikëve, i cili në mënyrë transparente është publikuar së bashku me projektet e mbështetura.

Kryetarët e komisioneve të cilët i shqyrtuan të gjitha fletëparaqitjet e arritura sipas veprimtarive të veçanta janë: Leonora Sejdiu (veprimtaria interdisiplinare), Pleurat Gashi (folklor, veprimtaria muzikore-skenike), Berton Sulejmani (veprimtaria e botimit), Petar Arsovski (veprimtaria e dramës), Trajçe Bllazhevski (artet vizuale), Mile Velçovski (trashëgimia kulturore e paluajtshme), Milla Shurbanovska (veprimtaria muzeale dhe trashëgimia kulturore jomateriale), Vildane Idrizi (veprimtaria bibliotekare).

Thirrja për institucionet nacionale ishte shpallur në qershor të vitit 2018, ndërsa në kuadër të afatit të përcaktuar ligjor në Ministrinë e Kulturës u dorëzuan 1630 fletëparaqitje të mbi 60 institucioneve nacionale në sferën e kulturës që funksionojnë nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës, ndërsa janë lejuar 910 projekte.

Rezultatet e publikuara mund t’i shihni në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës ku janë vendosur linqet me tabela të projekteve të cilat kanë kaluar dhe do të financohen nga kjo ministri për vitin 2019 (www.kultura.gov.mk).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button