Ndryshon logoja e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, shtohet edhe figura e gruas në të
Këto ditë u lansua logoja e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në të cilin shihet figura e një burri në qëndrimin gatitu, me mbishkrimin “Kosova, nder dhe detyrë”, shkruan Albeu.
Kjo i ka shtyrë disa aktivistë të të drejtave të njeriut që ta modifikojnë logon, në shenjë pakënaqësie.
Me idenë e Teuta Hoxha Jahajt, dizajneri Isuf Shala vendosi figurën e gruas pranë logos së 11 vjetorit.
Logot e shënimit të kësaj feste ndryshojnë çdo vit.