Prokuroria Publike ka hapur lëndë për të hetuar parregullsitë me vaksinat MRP
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur një rast të ri në lidhje me parregullsitë eventuale lidhur me importin, shpërndarjen dhe përdorimin e vaksinës MRP në periudhën nga fundi i vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, përcjell Portalb.mk.
Nga Prokuroria thonë se do të kontrollojë nëse ka ndonjë parregullsi gjatë importit të vaksinave, afatin të tyre të përdorimit si dhe mundësinë për pasojat e dëmshme të tyre.
Për këtë qëllim prokurori publik ka dhënë urdhër deri tek Byroja për siguri publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të bëhen kontrolle tek personi juridik “Makedonija Lek” si importues dhe shpërndarës I vaksinës MRP. MBP do të bëjë kontrolle edhe në Ministrinë e Shëndetësisë si ministri resore për këtë rast.
LEXO:Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat me banderola të gabuara janë tërhequr nga shtëpitë e shëndetit
LEXO:Ibraimi: Vaksinat me banderola të gabuara do të shkatërrohen