Ibraimi: Vaksinat me banderola të gabuara do të shkatërrohen
Të gjitha vaksinat MRP në të cilat janë vendosur banderola të gabuara do të shkatërrohen nga ana e kompanisë “Maqekedonija Lek”, e cila i ka distribuuar. Nga Ministria e Shëndetësisë përpara dy javëve pas kontrollit të brendshëm në të gjitha shtëpitë shëndetësore, kumtuan se është konstatuar se në pikat e vaksinimit janë gjetur 635 pako nga MRP vaksinat, të cilave u janë ngjitur banderola të gabuara, njofton Portalb.mk.
Drejtori i Agjencisë për Barna dhe Mjete Shëndetësore, Qahil Ibraimi se pse është miratuar vendim për shkatërrimin e vaksinave me banderola të gabuara nëse afati nuk u ka skaduar, Ibraimi tha se ilaçin mund ta shpallin të parregullt nëse është e dëmtuar pakoja, për shkak gabimit, dërgesës ose ngjitëses së gabuar.
“Nëse është dëmtuar pakoja gjatë transportit ose tabletat brenda janë të hapura ose nën shtypje, atëherë mund t’i nënvizojmë si të parregullta. Për atë vendos Agjencia. Tani për vaksinat “Prioriks” nuk janë dëmtuar pakot, vetëm banderola është vendosur gabim, ka datë të gabuar. Jemi konsultuar rreth asaj. Nëse e largojmë atë ngjitëse dhe vendosim ngjitëse të re do të fillohet që të flitet mes popullatës – ja i kanë lëshuar në përdorim ato vaksina me afat të skaduar. Askush nuk kupton se absolutisht nuk bëhet fjalë për vaksina me afat të skaduar, por për vaksina me banderolë të gabuar. 100 herë e kemi thënë atë. Për një javë duhet që të njoftohemi se ato vaksina janë djegur në “Drislla”, thotë Ibraimi për MIA.
Ai vlerëson se nëse shkatërrohen vaksinat nuk do të rritet dyshimi në opinion.
Në lidhje me dënimin për kompaninë “Makedonija Le”, tha se do të lëvizë prej 25.000 deri në 50.000 euro.
“Do të vendosim. Pak ka procedurë, pasi që shkon nëpërmjet avokatëve. E shqyrtojmë dënimin që të jetë maksimum prej 25.000 deri në 50.000 euro. Do të shohim me shërbimin juridik, nuk mundemi paraprakisht të tregojmë. Bëhet fjalë për gabim të ndërmarrjes dhe duhet që të dënohen”, shtoi Ibraimi.
Nga kompania theksuan se gjatë kontrollimit është zbuluar gabimi vogël teknik të cilën të punësuarit e kanë bërë gjatë ngjitjes së banderolave.
“Në fakt, te një pjesë e pakove janë aplikuar banderolat me datën nga importi paraprak, gjegjësisht tetor 2018. Qytetarët mund të jenë të sigurt se vaksinat janë me kualitet të lartë dhe me afat”, theksuan në fillim të muajin kompania dhe kërkuan falje për lëshimin e bërë.
Prej atje theksuan se pakot menjëherë janë tërhequr nga përdorimi që të mos ketë hutime tjera në opinion.