Maqedoni, sot filluan koordinimet për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim koordinues me përfaqësuesit nga më shumë resore dhe institucione, me qëllim të koordimit, ndjekjes dhe njoftimit për rrjedhën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Teksti i plotë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve 

“Implementimi i Ligjit të gjuhëve paraqet operacion kompleks dhe vëllimor, për suksesin e të cilit është i nevojshëm formim i grupit punues – trupit koordinues, detyra e të cilit do të jetë koordinim, monitorim dhe njoftim për rrjedhën e implementimit të Ligjit” deklaroi Osmani në takim, duke i theksuar afatet ligjore për harmonizimin e dispozitave të Ligjit, ku sërë institucionesh në një afat të përshtatshëm  duhet të njëjtat ti implementojnë, dhe të mundësojnë përdorim të përshtatshëm të gjuhës shqipe. Në koordinim u vendos të përgatitet plan konkret dhe i saktë i aktiviteteve, me afate të përshtatshme dhe kritere për realizimin, me të cilin do të mundësohet kontrolim më i lehtë dhe me i saktë në implementimin e Ligjit.

Krahas Osmanit, në koordinim morën pjesë Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, deputeti, Artan Grubi, Bilen Saliji, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve dhe ekspertë. Plani për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të shqyrtohet në seancën e parë qeveritare, ndërkaq Osmani tani më njoftoi për konferencë të donatorëve për këmbimin e mendimeve, përvojave dhe koordinim të mbështetjes për implementimin e ligjit.

Takimi koordinativ për rrjedhën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve: Institucionet e Maqedonisë para sfidës së zbatimit të gjuhës shqipe
LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve: Për gjashtë muaj institucionet në Maqedoni duhet të flasin në gjuhën shqipe

Përndryshe, me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, institucionet e pushteti ekzekutiv, legjislativ, gjyqësorit dhe të vetëqeverisjes lokale, do të flasin edhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve – gjuhën shqipe. Nëse e njëjta nuk ndodh me tabelat deri pas gjashtë muajve, dhe me aktet nënligjore deri pas një viti, parashihet gjobë deri më 5.000 euro për institucionet, kurse 1.500 euro për personat përgjegjës.

Ndryshe, pas një viti miratim në Kuvendin e Maqedonisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe, është publikuar dje në Gazetën Zyrtare. Zvarritja e fuqizimit të ligjit ka ardhur si rezultat se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk pranoi ta dekretojë të njëjtin edhe pas votimit të dytë në Kuvendin e Maqedonisë, më 14 mars të vitit 2017-të. Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button