Dimitrov: E ruajtëm më kryesoren, identitetin maqedonas

E bëmë të pamundurën, dëshmuam se mrekullitë janë të mundshme. Në rrethana të vështira, e zgjodhëm problemin më të madh që nga pavarësia, që Maqedoninë me këmbëngulsi e tërhiqte mbrapa, porositi sonte në profilin e tij në Facebook shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pasi Kuvendi paraprakisht votoi ndryshimet kushtetuese, të cilat dalin prej Marrëveshjes së Prespës.

“E ndërmorëm përgjegjësinë e gjeneratës tonë, e përforcuam shtetin dhe krijuam kushte për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për gjeneratat e ardhshme. E ruajtëm më kryesoren, identitetin maqedonas ndërsa Maqedoninë tonë e përkufizuam nga fqinjët tanë”, tha Dimitrov.

“Ju falënderoj për mbështetjen kur ishte më vështirë, për këshillat por edhe për kritikat. Jam krenar me popullin maqedonas, me bashkëqytetarët tanë shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët. Treguam se në Maqedoninë tonë, jeton e ardhmja, fytyra evropiane e Ballkanit. Kur duam, mundemi. Tani t’i përvjelim mëngët, ta bëjmë vendin evropianë në çdo kuptim. Secili me mundësit e veta. Do t’ia dalim!”, theksoi Dimitrov.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button