Luksemburgu e quajti Gruevskin delikuent
Luksemburg është vendi i vetëm anëtare që e ka dënuar azilin e miratuar për ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Hungari. Në një deklaratë për MIA, ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Zhan Aselborn thotë se është i habitur nga vendimi i autoriteteve hungareze, njofton Portalb.mk.
“Mendoj se është e pabesueshme që ish kryeministri i Maqedonisë që është dënuar me dy vjet burg ka fituar ndihmë ndërkombëtare në Hungari, vendi i cili i “mbron” kufijtë që nga viti 2015 nga emigrantët. Është tronditëse që një delikuent (person që e shkel ligjin, kriminel) fiton mbrojtje nga vendi i BE-së, ndërkaq të njëjtën nuk e marrin personat që ikin nga luftërat”, thotë Aselborn.
Ai e fton BE-në që ta kthejë “koherencën” në lidhje me të drejtat e njeriut në lidhje me çështjen e azilit dhe emigrimin, përfshirë edhe Konventën e Gjenevës.
“Nëse ajo nuk ndodh, BE do ta humb shpirtin e saj dhe vlerat e saja, është shqetësuese”, thotë Aselborn.
- LEXO: I arratisuri Gruevski është kapur duke dalë nga një restorant luksoz, e pret shoferi personal (VIDEO)
- LEXO: 14 organizata dhanë 10 ditë afat, kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski
- LEXO: Pse Nikolla Gruevski zgjodhi të ikë pikërisht te Viktor Orbani?
Ndryshe, Gruevski më 20 nëntor një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.
Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.