Letra e plotë e Gruevskit, tregon si e fitoi azilin në Hungari

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në rrjetin social “Fejsbuk” me një qëndrim të gjatë ka shpjeguar se si e ka fituar azilin politik në Hungari, kryeministër i të cilit është miku i tij, gjegjësisht konservatori Viktor Orban, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk ua sjell letrën e plotë të Gruevskit:

Sot Republika e Hungarisë, anëtare e vendit të BE-së dhe NATO-s i është përgjigjur kërkesës sime për marrjen e azilit politik për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë.

Në kërkesën për azil politik kam theksuar se të njëjtin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM.

Kam theksuar se Qeveria dëshiron që të ma marrë lirinë duke shfrytëzuar hapa jo-demokratike dhe metoda dhe duke e keqpërdorur sistemin prokurorial dhe gjyqësor në Maqedoni.

Sqarova se si ka filluar, me fillimin e publikimit të audio-materialeve të paligjshme, emërimin e prokurores speciale, i përshkruajta të gjitha padrejtësisë, parregullsitë, punën e paligjshme, diskriminimin, proceset e konstruuara dhe vendimet, procedurat konkrete gjyqësore kundër meje dhe torturën e cila pas formimit të Qeverisë së re e vuaj unë por edhe një numër i madh i bashkëpunëtorëve të mi duke dhënë shembuj dhe dëshmi konkrete dhe mbarova me një numër të madh të kërcënimeve për jetën time me të cilat jam përballur në ditët e fundit përpara se ta lëshoj Maqedoninë.

Kam theksuar dhe kam ofruar shembuj konkret se në Republikën e Maqedonisë nuk ekzistojnë kushte për proces gjyqësor korrekt dhe ligjor, por as mënyrë që në kësi atmosfere të ndjekjes politike nga ana e Qenërisë ta mbrojë jetën time nga një numër i madh i kërcënimeve që më janë dërguar, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoni jam përballur me gjykatës të cilët çdo kërkesë timen ose të mbrojtjes sime, presin instruksione që të vendosin nga Qeveria ose prokurori special publik, prej të cilit frikësohen dhe e shohin si përfaqësues të Qeverisë aktuale.

Veçmas i sqarova disa shkelje themelore të ligjeve, në mesin e të cilëve janë, gjykimi është bërë në kundërshtim me ligjet për shfrytëzim të audio-materialeve që janë marrë në mënyrë të paligjshme, shfrytëzim të kopjeve të cilat nuk janë të krahasuara me origjinalin si dëshmi në bazë të cilave miratohen vendime, shfrytëzimi i ekspertizave, shkelje flagrante të ligjeve për privatësi dhe injorim nga ana e gjykatës si dhe shembullin me hedhjen poshtë të akteve për ndalimin e procedurës të dhënë nga presidenti i Maqedonisë në dy raste konkrete, dhe pranim në vend anëtare të BE-së, mosdhënia e mundësisë për kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen dhe nëpërmjet seancave të gjatë gjyqësore, dhënia e mendimit nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi i cili ka theksuar se jam diskriminuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e Gjykatës Themelore Shkupi 1, publikimi i vendimit për rastin “Tanku”, në kuptimin që të shpallem për fajtor, nga ana e kryeministrit aktual rreth 10 ditë përpara se gjykatësi ta publikojë vendimin dhe një numër të madh fakte dhe dëshmi të cilat janë të sqaruara në mbi 30 faqe.

Gjykata dhe Prokuroria janë transferuar në instrument për shantazh politik dhe qërim hesapesh për ata që nuk mendojnë njëjtë politikisht, por edhe për mbulimin e mungesës së punës së Qeverisë.

Paraburgimet e fundit hakmarrëse të Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski, të cilët siç shihet janë paraburgosur vetëm që Qeveria ta zbutë kritikën pas ikjes sime nga vendi dhe kërkesës për azil politik për shkak të ndjekjes politike, janë bërë me dëshmi të rrejshme, të fabrikuara dhe të cilat nuk ekzistojnë.

Sot në Republikën e Maqedonisë jetohet në kushte të represionit nga ana e Qeverisë, diskriminimit, ndjekjes, burgosjeve politike dhe kontrollit të plotë të Qeverisë ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësor, futje dhe nxjerrje nga paraburgimi ose burgu sipas rasteve dhe nevojave politike.

Në vend që të avancohet sistemi gjyqësor, Maqedonia ka regres. Gjykata dhe Prokuroria po shfrytëzohen si mjet politik i Qeverisë për realizimin e qëllimeve politike dhe shantazheve.

Unë vendosa që ta kundërshtoj të gjithë këtë, dhe me hapin tim ta ngre një çështje në nivel më të lartë, përcjellë Portalb.mk.

Dikush mund të më dojë ose jo, të pajtohet ose jo me mua, të vlerësojë se marr hapa të mira ose të këqija, por nuk mund ta mohojë ose t’i mbyllë sytë përpara kësaj që po ndodh në Maqedoni dhe të cilën po e përshkruar.

Unë vendosa të mos e plotësoj dëshirën e LSDM-së, derisa ata i vjedhin dhe i shesin interesat nacionale, të burgosem me vendim politik dhe çdo ditë për luftoj që të mbijetoj në burg, për ku kam marrë njohuri se më përgatitet likuidimi.

Vendosa ta vazhdoj luftën për kauzën maqedonase, për kauzën e Republikës së Maqedonisë në mënyrë që në këtë moment mundem, në mënyrë që shumë personalitete tjera në histori kur kanë pasur mundësi e kanë bërë. Dhe ashtu siç thash në publikimin paraprak, unë asnjëherë nuk do të heq dorë nga ajo kauzë.

Unë nuk ika nga drejtësia, por duke shfrytëzuar të drejta tjera ndërkombëtare dhe metoda vazhdoj ta mbroj drejtësinë edhe për mua edhe për viktimat tjera të ndjekjes politike në Maqedoni.

Unë deri në momentin e fundit, edhe pse pash sa padrejtësisht më akuzojnë dhe gjykojnë, edhe pse ishte e dukshme se gjykatësit përpara se ta fillojnë gjykimin dhe përpara se t’i shohin dëshmitë, e dinin vendimin, çdo ditë, sikur asnjë deri më tani jam përballur me drejtësinë, deri në momentin kur Qeveria aktuale nuk vendosi që në mënyrë të padrejtë dhe me vendim politik të më fut në burg dhe më pas edhe të më likuidojë.

Unë publikisht tregova se jam i gatshëm të shkoj në burg nëse Zaev heq dorë nga politikat humbëse për Maqedoninë dhe keqpërdorimin e personave tjerë.

Por dukshëm shihet se ai nuk dëshiron. Dëshiron që ta realizojë shitjen e interesave shtetërore dhe ta vjedhë shtetin, dhe t’i dënojë qindra bashkëpunëtorë të mi dhe mua të më burgos dhe të likuidojë.

Vendosa që të luftoj dhe ta kundërshtoj këtë qyqar i cili çdo ditë e gënjen dhe e vjedh popullin dhe e keqpërdor funksionin shtetëror në të cilin erdhi në mënyrë të pandershme.

Maqedonia nuk guxon të ngelet shtet ku Qeveria sundon me sistem gjyqësor dhe ku ka ndjekje politike çdo ditë. Numër i madh i personave e janë nën ndjekje politike në Maqedoni. Kjo patjetër duhet që të ndalojë.

Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, por nuk guxon që të lejojë që gjatë rrugëtimit në këtë qëllim, pushteti aktual jo-demokratik të qërojë hesapet me ata që nuk mendojnë njëjtë politikisht dhe të t’u montojë raste gjyqësore dhe dënime me burg, me qëllim që të mundet në mënyrë të papengueshme të bëjë krim, korrupsion dhe shitje të interesave shtetërore dhe nacionale.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button