Drogba: Lampard bashkëlojtari më i mirë te Chelsea

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, e ka veçuar Frank Lampardin nga bashkëlojtarët gjatë kohës që kaloi në Stamford Bridge.

40-vjeçari ka luajtur me lojtarë si Michael Ballack, Arjen Robben, John Terry e shumë tjerë, por atij më së shumti i ka pëlqyer bashkëpunimi me trajnerin e tanishëm të Derby County.

“Ai që do e vendosi pak para të tjerëve, sepse shumica e golave të mi kanë ardhur nga ai, është Frank Lampard”, ka thënë Drogba në një ngjarje në Tokio, transmeton Telegrafi.

Didier Drogba duke festuar golin ndaj Arsenalit me Frank Lampardin (Foto: Phil Cole/Getty Images/Guliver)

“Gjithashtu sepse çdo ditë pas stërvitjes ne qëndronim në fushë dhe ushtronim, tentonim të krijonim gjëra të reja pasi ato që kishim bërë ditë më parë filluan të bëheshin të lehta”.

“Ne tentonim gjëra të reja në mënyrë që të rriteshim dhe të rivalizonim njëri-tjetrin për të shënuar gola apo asistuar. Kam mësuar shumë nga ai”, ka shtuar ylli i Bregut të Fildishtë.

Drogba ka kaluar nëntë sezone te Blutë, së pari nga viti 2004 deri 2012, pastaj u rikthye për sezonin 2014/15.

Në aventurën e tij të parë shënoi 100 gola në 226 paraqitje, kurse në atë të dytën katër gola në 28 paraqitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button