Qeveria i propozon Kuvendit të shkarkojë Komisionin për vendimmarrje në procedurën administrative

Propozimi për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën e Marrëdhënieve të Punës në shkallën e dytë është vendosur si pikë e seancës së Kuvendit të caktuar për 17 korrik, shkruan Makfaks.mk,  transmeton Portalb.mk.

Qeveria në seancën e 3 prillit vendosi që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shkarkojë Komisionin për shkak mos azhurnimit në zgjidhjen e lëndëve.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve të iniciuara në vitin 2016, Komisioni Shtetëror nuk ka vepruar në 791 raste, pra në 16% të numrit të përgjithshëm të rasteve në vitin 2016”, thuhet në arsyetim.

Përveç kësaj, në numrin e lëndëve të zgjidhura, janë treguar edhe 395 lëndë të dërguar në rregullimin administrativ, që nuk e kanë treguar numrin e saktë të lëndëve të zgjidhura.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë: kryetarja Irena Brzanova, anëtarët: Ilçe Musharevski, Borce Razmoski, Vlatko Sajkoski, Jagodka Ivanovska, Mensur Zenuni, Sherif Memeti, Blagica Todorova, Darko Donevski, Snezana Filipovska Pavleski dhe Jetmir Lika. Anëtarësia zgjat 5 vjet.

Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Marrëdhëniet e Punës Procedura në shkallë të dytë është përgjegjës për zgjidhjen e ankesave kundër vendimeve të miratuara në procedurën administrative në shkallë të parë nga ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button