Dramë në Tetovë, policia gjen të dënuarin, ai tenton ta shkelë dhe ta vrasë me armë policin!

Mbrëmë rreth orës 21 e 45 në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë nga ana e policisë janë marrë aktivitete për arrestimin e personit G.E. (41) nga Tetova i cili kërkohet për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 6 vjet e 5 muajsh për veprën penale të bërë nga ai “vrasje”, transmeton Portalb.mk.

Pasi që personi në fjalë është vërejtur në atë rrugë në një veturë së bashku me një person tjetër, nga policia është dhënë urdhër që të ndalohet vetura, por vozitësi i veturës me shpejtësi të madhe ka vozitur drejt shërbyesit policor dhe e ka goditur atë në pjesën e gjurit të djathtë.

Më pas, G.E. e nxori pistoletën dhe e drejtoi nga polici, por një polic tjetër nga pas gjuajti me armë drejt veturës së tij.

Polici i lënduar është dërguar në spital për shërim, si dhe nga policia njoftojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e autorëve kriminel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button