Deputeti i PS pëson parainfarkt, kjo është gjendja e tij

Përfundon ne spital me para infarkt deputeti socialist Spartak Braho. Deputeti një dite më parë ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.

Pas vizitës se pare te bere nga mjekët e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë, ne një spital privat, ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë. Ata konstatuan se Braho kishte pësuar parainfarkt dhe kane thënë se ishte fat që u kap shpejt kjo gjendje, transmeton lapsi.al.

Mësohet se kur ai ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen dhe familjarët dhe të afërmit i kanë thënë të nisej për kontroll mjekësor menjëherë. Por duket se ai e ka neglizhuar, duke besuar se ishte një gjë qe kalonte vete.  Ka qenë ky insistim i të afërmeve që parainfarkti u kap në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button