Dimitrov me porosi për Ivanovin: Për çështjen e emrit nevojitet lidership

Për këtë çështje të rëndësishme lidhur me emrin, që po na e ndalon rrugën drejtë të ardhmes tani më shumë vite, nevojitet lidership dhe përgjegjësi shumë e madhe nga të gjithë faktorët politik, është qëndrimi i ministrit të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, pas takimit me kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov , shkruan Plusinfo, përcjell Portalb.mk.

Dimitrov në takimin e sotëm ka informuar Ivanovin lidhur me përmbajtjen e bisedimeve të fundit me ministrin grek Nikos Kozijas ne Nju Jork dhe Bruksel.

“Nëse arrijmë të gjejmë mënyrë që të mbyllim këtë problem me ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit, të gjithë së bashku do të jemi në faqen e parë të historisë”, tha Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button