Paloka kërcënon Gjiknurin: Tik tak, po të vjen radha!
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar sërish ndaj deklarimeve të Ministrit Gjiknuri në lidhje me akuzat që ka lëshuar opozita ndaj tij, transmeton Albeu.
Paloka shkruan se Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt.
Rikujtojmw se gjatë fushatës së llogaridhënies më qytetarët në Selenicë dhe Shushicë, Ministri Gjiknuri ka folur për akuzat e opozitës së fundit ndaj Tahirit, Xhafajt e vetë Gjiknurit.
Ministri u shpreh se akuzat bëhen vetëm për të penguar procesin e integrimit, ndërsa shtoi se ai, Xhafaj dhe Tahiri, janë njerëz me peshë në PS, prandaj janë më shumë në qendër të vëmendjes së opozitës.
Reagimi i plotë i Edi Palokës në Facebook:
Nuk dihet a është subkoshienca që i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt .
Gjate “llogaridhënies” në Selenicë, Gjiknuri është shprehur: “Tahiri, Xhafaj dhe unë sulmohemi si njerëz me peshë në PS…”
Tashme dihet që Saimir Tahiri është i kapur nga antimafia italiane me Habilajt.
Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtësisë italiane dhe jo vetëm, me Agron Xhafajn.
Po Gjiknuri?
Tik-tak…Tik-tak