Shkëndija fiton edhe Kupën në Maqedoni
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/04/Logo-KF-Shk--ndija.png?fit=750%2C292&ssl=1)
Klubi shqiptar nga Tetova, Shkëndija, ka fituar edhe Kupën e Maqedonisë, pak ditë pasi fitoi titullin e kampionit në ligë.
Visar Musliu me dy gola dhe një tjetër i Besart Ibraimit i mjaftuan Shkëndijës të mposhtë 0 me 3 Pelisterin për të fituar këtë trofe.
Dy titujt e fituar në një sezon e bëjnë këtë sezon më të suksesshmin në histori të skuadrës shqiptare.