FSSH do t’i rrisë kuotat e barnave nëpër barnatore për këtë muaj

“Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë vendosi t’i rrisë kuotat e barnave për këtë muaj në shumë prej 15 milionë denarësh që do të shpërndahen nëpër barnatore”, tha në konferencë për media drejtori i Fondit, Den Donçev, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se buxheti i përgjithshëm për barnat për këtë vit do të rritet në shumë prej 100 milionë denarëve, do të ketë revision të Rregullores dhe metodologjisë në shpërnarjen e mjeteve financiare, kuotave dhe në kompensimet e barnatoreve.

Donçev deklaroi edhe shpërndarje më të rregullt dhe më efikase të kuotave të barnatoreve dhe sistem më efikas për kompensimet e tyre.

Në masat aftagjate tha se parashikohet shqyrtim të mundësive për vendosjen e sistemit elektronik efikas përmes përfshyrjes së të gjitha institucioneve shëndetësore dhe punëtorive të sistemit shëndetësor me vendosjen e dosies elektronike shëndetësore për pacient.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button