Partia Liberale thotë se ligji për gjuhët është i pavlefshëm

Partia Liberale e Maqedonisë vlerëson se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar jashtë procedurës dhe se nuk është i vlefshëm, duke sqaruar se situata është ashtu për shkak të shkeljeve të procedurës, njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se pasi që presidenti, GJorge Ivanov nuk e ka nënshkruar dekretin gjatë votimit të parë, Kuvendi ka pasur afat prej 30 ditëve që t’i miratojë amendamentet dhe ta votojë ose të mos e votojë.

“Pas skadimit të afatit, çdo procedurë dhe aktivitet lidhur me tekstin që ka qenë i kontestuar nga presidenti është jashtë rendit tonë juridik. Me skadimin e 30 ditëve procedura për këtë ligj ndalon dhe ai më tej nuk mundet që të shqyrtohet, por as të votohet për të, pasi që është jashtë procedurës. Nëse Gjykata Kushtetuese do ta mbrojë rendin juridik dhe kushtetues të vendit, duhet që të konstatojë se ligji për përdorimin e gjuhëve është jashtë procedurës dhe nuk është i vlefshëm”, porosisin nga partia.

Pasi Ivanov s’e dekreton, si do të hyjë në fuqi ligji për gjuhët?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button