RMV, uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kryeqytet-Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të komunitetit, përcjell TV21. Kjo u bë e ditur edhe në njoftimin e Gazetës Zyrtare. 

“Në qytetin e Shkupit, në komunat në qytetin e Shkupit dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shenjat në uniformën bazë janë: mbishkrimi „ПОЛИЦИЈА”, “POLICIA”, “POLICE”, mbishkrimi „СООБРАЌАЈНА ПОЛИЦИЈА“, „POLICIA E TRAFIKUT”, „TRAFFIC POLICE”, emblema „ПОЛИЦИЈА”, “POLICIA”, “POLICE”, emblema „ГРАНИЧНА ПОЛИЦИЈА”, “POLICIA KUFITARE”, „BORDER POLICE”, emblemë në formën mburojës me përmasa të reduktuara dhe shenjë metalike për kapele”, thuhet në Dekret.

Edhe emblemat e Njësisë së Policisë Intervenuese do të bëhen tregjuhëshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button