Do të ndërtohen kolektorë për pastrimin e ujërave të Vardarit

Ndërtimi i dy kolektorëve kryesorë për ujërat e ndotur, nga një në anën e majtë dhe të djathtë të Vardarit në rajonin qendror të Qytetit të Shkupit, parashikon projekti “Përmirësimi i infrastrukturës për ujërat e zeza në Qytetin e Shkupit” që sot e nënshkruan Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qyteti i Shkupit.

Në kuadër të projektit do të ndërtohet një kolektor në anën e djathtë të bregut të Vardarit në gjatësi prej 3,5 kilometrash, ndërsa në të majtin prej 4,5 kilometrash. Në mënyrë të tillë, do të mbyllen mangësitë në rajonin qendror të qytetit dhe komunës Aerodrom përmes të cilave rrjedh uji i ndotur i lumit Vardar.

“Kështu do të mbrohen ujërat e lumit Vardar, por edhe do të realizohen  parakushtet kryesore për ndërtimin e stacionit filtrues qendror për ytetin e Shkupit, e cila,  ashtu siç u obligua Qeveria duhet të fillojë  deri në fund të vitit 2020”, tha  ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, pas nënshkrimit të Memorandumit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se ky projekt është një hap përpara në përpjekjet që ujërat e Vardarit ta marrin ngjyrën natyrore, ndërsa pastërtia e tij të ngritet në nivel më të lartë.

Pajtohet me ministrin Duraku, se në këtë mënyrë krijohen kushte për ndërtimin e stacionit të pastrimit.

“E pakuptueshme është një kryeqytet i shtetit evropian të funksionojë pa stacion filtrues qendror”, tha ai.

Projekti është me vlerë prej 10 milionë euro dhe është financuar nga Bashkimi Evropian IPA2, ndërsa është bashkëfinancuar nga Buxheti i RM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button