Javën e kaluar janë regjistruar 1.085 të sëmurë nga gripi

Gjatë javës së kaluar (nga 22 janari deri më 28 janar), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.085 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 70 për qind krahasuar me javën para saj kur ishin regjistruar 637 persona të sëmurë, citohet në raportin  që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për shëndet publik.

Në krahasim me sezonin e kaluar kur ishin regjistruar 1.919 raste, ekziston  zvogëlim për  nëntë për qind nga numri i të sëmurëve  në javën e katërt të vitit.

Incidenca e regjistruar këtë javë për herë të parë këtë sezon është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, përkatësisht  është arritur pragu i hyrjes së sezonit të gripit.

Në javën e katërt të vitit  numri më i madh i të sëmurëve – 699 janë paraqitur  te grupi më i madh i të rriturve prej 15-64 vite, ndërsa incidencë më e lartë prej 71,7 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës prej 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i personave të sëmurë – 292 dhe incidenca më e lartë 243,8 në 100.000 banorë është paraqitur nga rajoni i Njësisë rajonale Gostivar.

Prej gjithsej 31 njësive rajonale në vend, në rajonin e njësive rajonale Gostivar dhe Dibër regjistrohet aktivitet i mesëm, i rajonit të nëntë qendrave për shëndet publik/njësi rajonale  regjistrohet  aktivitet i ulët (sezonal) në 11 njësi rajonale regjistrohet aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa nëntë njësitë rajonale të tjera këtë javë nuk kanë paraqitur të sëmurë nga gripi/ sëmundje të ngjashme me gripin.

Deri tani në sezonin 2017/2018 numri i tërësishëm i rasteve të paraqitura me sëmundje të ngjashme të gripit arrin 3.478.

Numri i regjistruar i rasteve është shumë më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar kur ka pasur 32.934 të sëmurë.

Gjithsej në këtë sezon, janë paraqitur  persona të sëmurë nga 25 qendra për shëndet publik/njësi rajonale.

Deri tani, numri më i madh i personave të sëmurë – 887 janë regjistruar në NJR Gostivar dhe 413 në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më e madhe prej 1.091,7 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër.

Në raport të distribuimit të të sëmurëve në grupet e të rriturve, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve janë paraqitur  në grupin e të rriturve prej 15-64 vjet – 2.307 raste (66 për qind), ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 207.4 në 100.000 regjistrohet te fëmijët e moshës prej 5-14 vjet.

Gjatë javës së katërt të vitit në laboratorinë virologjike të Institutit për shëndet publik  është testuari materiali i 21 për grip. Nga materialet e testuara, tetë janë pozitive për praninë e virusit  të influencës – pesë influenca B (Yamagata) dhe tre influenca A (H1N1)pdm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button