Shfuqizohet programi për fasada baroku në Shkup

Një pjesë e objekteve të cilat gravitojnë rreth sheshit Maqedonia, nuk do të bëhen me fasadë baroku. Bëhet fjalë për ndërtesat në rrugët “Dimitria үupovski”, “Nikolla Vapcarov” dhe rruga “Maqedonia”, për të cilët administrata paraprake e Qytetit të Shkupi të udhëhequr nga ish kryetari Koce Trajanovski, nisi procedurë për rikonstruim baroku, njofton Portalb.mk.

Disa prej këtyre ndërtesave tanimë janë me fasada, por ato që nuk janë do ta mbajnë pamjen aktuale. Kjo është e vendosur dje në seancën e Këshillit të QYteitt të Shkupit. Pas propozimit të kryetarit Petre Shilegov, shumica e këshilltarëve në kuvendin e qytetit e kanë shfuqizuar programin për rikonstrum dhe mbindërtim të objekteve në zonën qendrore të Shkupit.

“Është e patjetërsueshme që ta ndalojmë shkatërrimin e mëtutjeshëm të gjithë asaj që paraqet dëshmi të ndërtimtarisë njerëzore dhe krijimtari tjetër në të kaluarën dhe të ruhen vlerat e vërteta kulturore”, thuhet në sqarim.

Në mesin e këtyre ndërtesave janë edhe ndërtesa  e njohur “Pellagonija” e cila është në proces të rikonstruimit. Zgjidhja ideore për fasadat do të tërhiqet dhe ndërtesa do të rinovohet, ndërkaq më pas do ta ketë pamjen e saj origjinale.

Ky vendim mund të shkaktojë implikime financiare, pasi që Qyteti obligohet që të dëmshpërblejë autorët e projektit për rikonstruim, nëse të njëjtët nuk heqin dorë nga e drejta e tyre, por nga Qyteti i Shkupit thonë se ai çmim është shumë më i vogël, në krahasim me harxhimet për rikonstruimin barok.

“Ahengu mbaroi. Qyteti i Shkupi tanimë nuk do të japë para për fasada baroku të projektit “Shkupi 2014”. Vetëm për 6 fasada janë harxhuar rreth 9 milionë euro”, tha Shilegov në seancën e djeshme të Këshillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button