Shkupjani i plagosur me armë zjarri në Çair ishte sulmuar nga dy persona

Shkupjani A.T, i cili dje pasdite në orën 15:15 ishte plagosur me armë zjarri në Çair është sulmuar nga dy persona.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se njëri ndër sulmuesit me një objekt të fortë e ka goditur 41 vjeçarin në shpinë, ndërsa sulmuesi tjetër me armë zjarri ka gjuajtur disa plumba në pjesën e poshtme të trupit të tij.

Menjëherë pastaj personat e kanë  braktisur vendin e ngjarjes që ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Nikolla Maleshevski” dhe “Bllagoja Paroviq”, në afërsi të drejtpërdrejtë të objektit në ndërtim.

A.T. me automjet është transferuar  në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” ku i janë konstatuar këndime të rënda trupore.

“Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, A.T. me automjet të ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Ekipi hetimor nga SPB Shkup ka kryer ekspertizë dhe punohet në ndriçimin e plotë të rastit”, informon MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button