Njoftim i rëndësishëm nga Fondi shëndetësor për ata që kanë realizuar të ardhura nën vlerën 144.000 denarë

Çdo vit, në periudhën kohore prej 1 shkurt e deri me 31 mars, në Maqedoni personat që kanë realizuar të ardhura të ulëta, kanë qenë të obliguar të japin deklaratë nëpër sportelet e njësive rajonale të Fondit për t’a vazhduar të drejtën e sigurimit shëndetësor të cilën u’a mbulon shteti përmes Ministrisë së shëndetësisë, shkruan Portalb.mk.

Ndërkaq sot Fondi lajmëron se këtë vit riregjistrimi bëhet në mënyrë automatike. Andaj të gjithë që vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura nën vlerën 144.000 denarë, nuk do të ketë nevojë të  shkojnë nëpër sportelet e Njësive rajonale të Fondit për t’i deklaruar të ardhurat pasi sigurimi shëndetësor i tyre do të vazhdojë në mënyrë automatike.

“Limiti përmes së cilit qytetarët e realizojnë këtë të drejtë shënon rritje të vazhdueshme shkaku i rritjes së pagës minimale edhe atë, prej 96.600 denarë për vitin 2014, në 115.080 denarë për vitin 2015 dhe 120.960 denarë për vitin 2016.” njoftojnë nga Fondi.

Gjithashu, Fondi do të riregjistrojë personat të cilët në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura më të ulta se 24.000 denarë ndërsa udhëhiqen në kategorinë e të siguruarve që kanë realizuar vitin e kaluar të ardhura në vlerë prej 144.000 denarë deri 204.480 denarë.

Dy kategoritë tjera të personave të siguruar që paguajnë 50% ose 100% të kontributeve nga paga mesatare, nëse janë në korniza të limitit prej 144.000 denarë deri 204.480 denarë denarë, nuk do të kenë nevojë të shkojnë nëpër sportelet e Njësive rajonale të Fondit për t’u riregjistruar.

Të siguruarve që do t’ju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike, nuk do të pranojnë vendime të reja përmjet postës.

Personave që nuk do t’ju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike shkaku i të ardhurave më të larta se limiti i publikuar, do të pranojnë vendime përmes postës për të ardhur në Njësinë rajonale të Fondit të riregjistrohen.

Personat të cilët nuk e kanë realizuar këtë të drejtë respektivisht, nuk ekzistojnë në bazën e Fondit për sigurim shëndetësor duhet të shkojnë dhe të aplikojnë në sportelet e Njësive rajonale të Fondit.

Personat të cilët gjatë muajit janar 2018 për së pari herë kanë aplikuar për sigurim shëndetësor, do të duhet të shkojnë sërisht në sportelet e Njësive rajonale të Fondit për të dhënë deklaratë, në pajtueshmëri me limitet e reja Ligjore të posa publikuara pasi të njejtat për vitin 2017 janë rritur. Numri i personave që kanë aplikuar për së pari herë në muajin janar 2018 është 3.953.

Edhe personat që kanë ndryshime në të ardhurat e realizuara neto, prej dates 1 Shkurt deri 31 Mars të këtij viti do të duhet t’i sjellin dokumentet në Njësitë rajonale të Fondit për t’a bërë regjistrimin e sërishëm.

“Potencojmë se të ardhurat e realizuara brenda familjes konsiderohen të ardhurat personale të bartësit dhe të ardhurat e anëtarëve tjerë të familjes (bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijëve).” njoftojnë nga Fondi.

Limitet e reja për sigurim shëndetësor në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto në vitin 2017 janë:

  • Deri 000 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë;
  • Prej 000 deri 204.480 denarë, nëse në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 24.000 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë;
  • Prej 000 deri 204.480 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë prej 50% të pagës mesatare respektivisht, 1.244 denarë në muaj;
  • Mbi 480 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë 100% të pagës mesatare respektivisht, 2.488 denarë në muaj.

Fondi në mënyrë të vazhduar i kontrollon të dhënat e marra nga Drejtoria e të ardhura publike për personat e siguruar në nivel familjar dhe në rastet kur konstaton se i siguruari merr pjesë në kategorinë e personave me të ardhura më të larta, por nuk i ka deklaruar të ardhurat dhe ndërkohë ka shfrytëzuar shërbime shëndetësore, Fondi sipas detyrës zyrtare do të sjellë Vendim për t’a ndërprerë statusin e sigurimit shëndetësor për personin në fjalë duke i’u shkurtuar e drejta e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, përveç të drejtës për shfrytëzimin e ndihmës urgjente.

Të gjitha informatat e nevojshme lexoni në web faqen zyrtare të Fondit www.fzo.org.mk  te pjesa Personat që realizojnë të hyra të ulta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button