Tramp: Iranianët do të marrin mbështetje nga SHBA-ja “në momentin e duhur”

Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se SHBA-ja do t’i mbështesë demonstruesit iranianë “në momentin e duhur”.

“Respekt të madh për njerëzit në Iran të cilët përpiqen të lirohen nga qeveria e tyre e korruptuar. Do të fitoni më shumë mbështetje nga SHBA-ja në kohë të duhur”, shkroi Tramp në Tuiter.

Një përfaqësues i pushtetit gjyqësor, madje, sot njoftoi se një qytetar i një vendi evropian është arrestuar në protestat antiqeveritare në Iran. Ai nuk saktësoi se i cilit nacionalitet është i arrestuari.

“Personi është trajnuar nga shërbime zbuluese evropiane dhe i udhëhiqte trazirat”, deklaroi Hamidreza Abollhasan, shef i gjykatës së qarkut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button