Një person e humbi jetën, ndërsa 15-të janë lënduar nga moti i lig që e përfshiu Evropën Perëndimore

Një person e humbi jetën, ndërsa të paktën 15-të janë lënduar në Francë dhe Zvicër, nga stuhia e fuqishme, e cila i përfshiu disa pjesë të Evropës Perëndimore. Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme deri në 160 kilometra në orë, krijoi kaos komunikacioni dhe çrrënjosi drunj.

Erërat e fuqishme shkaktuan rrëmujë në komunikacion, për ç’arsye në Zvicër dhe Gjermani trenat rrëshqitën nga binaret, ndërsa qindra mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike në tërë Francën, në Zvicër, Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Erërat e fuqishme i detyruan autoritetet holandeze të heqin dorë nga numri i madh i fluturimeve dhe për herë të parë t’i mbyllin të gjitha barrierat e rrugëve të rëndësishme ujore.

Persona zyrtarë kumtuan se një skiator e ka humbur jetën në Alpet franceze, pasi mbi të ka rënë një dru në Morion.

 	бура-2

Shumë njerëz sot u lënduan, kur një tren doli nga binarët në afërsi të Lenk, qytet në jug të Bernit, publikuan mediat lokale.

Edhe në Gjermaninë Perëndimore në afërsi të Linen, një tren ka dalë nga binarët pasi është përplasur në një dru që është rrëzuar në hekurudhë, por nuk është denoncuar nëse dikush është lënduar në këtë rast.

Moti i lig çoi drejt anulimit të fluturimeve në aeroportet në Cyrih dhe Bazel, ndërsa një kamion u përmbys në autostradën në Zvicër.

Mijëra amvisëri në afërsi të Liqenit të Cyrihut mbetën pa energji elektrike, ndërsa zjarrfikësit u thirrën të ndihmojnë, sepse drunjtë e rrëzuar i bllokuan rrugët, ndërkaq reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje.

Policia zvicerane kumtoi se shumë njerëz janë bllokuar në teleferikun në ski qendrën Pikol në Alpe, ndërsa në shumë qendra skijimi në Zvicër e ndërprenë punën teleferikët për skijim.

Në të njëjtën kohë, në Angli, stuhia solli bubullima dhe breshër, ndërsa për shkak përmbysjes së automjeteve në rrugë për shkak motit të ligë, autoritetet i mbyllën një pjesë të tre autostradave kryesore. Disa ura gjithashtu janë bllokuar për komunikacion.

 	бура1.jp

Krahas kësaj, valë jashtëzakonisht të larta shkaktuan shkatërrim të pjesshëm të murit të portit Kornvol, në pjesën jugperëndimore të Anglisë.

Ndërkohë, stuhia tërbon edhe në veri të Francës Veriore, me erëra më të fuqishme se 145 kilometra në orë, më të fuqishmit që e kanë përfshirë këtë vend pas shumë vitesh, ndërsa shumica publikojnë fotografi në rrjetet sociale nga automobila të shkatërruar, skela të rrënuara dhe drunj të rrëzuar.

Rreth 27.000 amvisëri në pjesën perëndimore të Irlandës ende nuk kanë energji elektrike, ndërsa shtëpitë dhe dyqanet janë përmbytur, për shkak stuhisë Eleanor dhe erëra që fryjnë madje deri në 155 kilometra në orë.

Невреме 2

Ministria Franceze e Punëve të Brendshme kumtoi se katër persona janë lënduar seriozisht në incidente për shkak erërave të fuqishme.

Për shkak erërave të fuqishme, fluturimet në aeroportin Sharl de Gol në Paris janë shtyrë, ndërsa janë ndërmarrë edhe masa shtesë kujdesi gjatë hyrjes së udhëtarëve në aeroplan.

Në Gjermani autostradat në pjesën perëndimore të vendit pjesërisht janë bllokuar për shkak drunjve të rrëzuar, ndërsa kopshtet zoologjike në Munih dhe Ausburg në Bavari janë mbyllur sot, kurse trenat deri te mali më i lartë gjerman Shugshpic, për shkak motit të ligë nuk qarkullojnë.

Në Austrinë fqinje për shkak erërave të fuqishme dhe borës së madhe u anulua skijimi në  Insbruk. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button