Pjesët veriore dhe lindore të SHBA-së i pret “bombë cikloni”

Vala ekstreme e të ftohtit arktik në bregun lindor të SHBA-së pritet të transformohet në “bombë cikloni” ditëve në vijim, duke e sjellë të ftohtin dhe ngricat prej Mejnit në veri deri në Floridë në jug, njofton Shërbimi meteorologjik kombëtar.

I ftohti, i cili para dhjetë ditësh e bllokoi një të tretën e territorit të SHBA-së prej shteteve pranë kufirit me Kanadanë deri në Karolinën e Jugut dhe Xhorxhia, erdhi nga Siberia, e përfshiu një pjesë të Polit të Veriut dhe përmes Grenlandës ra mbi Atlantikun qendror pranë bregut lindor. E banuar me 180 milionë ose pothuajse gjysmën e popullatës së përgjithshme të SHBA-së në këtë territor janë matur temperatura të ulëta rekord siç nuk janë parë në njëqind vitet e fundit.

Shërbimet njoftojnë për dhjetëra raste të vdekjes si rezultat i ngrirjes për shkak të ekspozimit në të ftohtin e madh.

Pasojë e kësaj anomalie është formimi i një uragani dimëror mbi Atlantik, disa qindra kilometra në lindje të Delaverit, i cili pritet nesër ta godasë bregun e Anglisë së Re.

Ndryshe, nga Dakota Jugore e deri në Nju-Jork, temperatura të tilla të ulëta nuk janë matur në njëqind vitet e kaluara. Në Nju-Jork për shembull, në Tajms skuer për pritjen e Vitit të Ri janë matur temperatura prej minus 20 gradë Celsius, për herë të parë në njëqind vjet. Në Aberdin, Dakota e Jugut, janë matur minus 36 gradë Celsius, temperaturat më të ulëta për Vitin e Ri në 99 vitet e kaluara.

Gjithashtu edhe Florida veriore është në pritje të reshjeve të borës.

Në pjesën veriore dhe verilindore të SHBA-së cikloni pritet ta arrijë maksimumin të premten mbrëma kur përsëri priten temperatura shumë të ulëta prej minus 17 deri në minus 10.

Cikloni do ta humbas fuqinë gjatë fundjavës, ndërsa prej të hënës pritet ngrohje e motit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button