Ish presidenti Trump përsëriti qëndrimin e tij se është i pafajshëm

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore duke iu referuar 34 akuzave të ngritura ndaj tij muajin e kaluar për falsifikim të të dhënave të biznesit, raporton VOA.

Duke folur në mbrëmjen e republikanëve në Florida, zoti Trump tha se nuk ka asnjë shkelje ligjore. “Nuk jam akuzuar për kryerjen e asnjë krimi”, tha ai.

Akuzat penale ndaj zotit Trump rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Zoti Trump, i cili u bë ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza penale tha në sallën e gjyqit në Manhatan se ishte i pafajshëm për secilën prej 34 akuzave.

Gjatë fjalimit të tij të premten mbrëma në Florida ai përsëriti se nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 do t’i jepte fund luftës në Ukrainë pa vënë ende këmbë në Shtëpinë e Bardhë.

“Do ta zgjidhja këtë çështje shumë shpejt”, u tha ai përkrahësve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button