Gostivar, “Stop gjuhës së urrejtjes” – shpërblehen veprat më të mira

Në Shkollën e Mesme Teknike Komunale “Gostivar” u hap dje ekspozita me fotografi të nxënësve të shkollave të mesme me temë “Jeto në harmoni me të tjerët”,njofton Portalb.mk.

Aktiviteti është pjesë e projektit preventiv-edukativ “Thuaji JO gjuhës së urrejtjes”, bartës të të cilit janë Komuna e Gostivarit, Sektori për preventivë pranë SPB-Tetovë dhe OSBE-ja.

Në ekspozitë u gjetën njëzet fotografi të nxënësve nga të gjitha shkollat ​​e mesme  publike të Gostivarit.

“Toleranca ndërmjet grupeve të ndryshme etnike është një temë shumë delikate. Ne si gostivaras e kultivojmë atë,  dhe duhet edhe para të rinjve të tregojmë se sa e rëndësishme është ajo. Ky është pikërisht qëllimi i kësaj ekspozite”, tha Aslian Snopce nga Sektori i Arsimit pranë Komunës së Gostivarit.

Në hapjen e ekspozitës fjalë rasti pati edhe drejtori i shkollës teknike, Gajur Izairi, i cili theksoi: “Ndonjëherë mund të themi pa vetëdije ndonjë fjali ose fjalë e cila do të ofendonte dikë. Fotot e nxënësve bartin mesazh të fortë se çfarë është gjuha e urrejtjes, dhe se çfarë mirëkuptimi dhe toleranca “.

Autorët e veprave më të suksesshme, sipas përzgjdhjes të komisionit të posaçëm, morën çmime dhe mirënjohje nga organizatorët.

Më herët, në kuadër të të njëjtit projekt, nëpër shkolla u organizuan punëtori dhe ligjërata në temën përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button