Befasohen Shkëndija dhe Vardari

Xhiroja e 12-të e Ligës së Parë të Maqedonisë ka sjellë mjaft befasi, pasi dy ekipet që po konkurrojnë për titullin kampion kanë pësuar disfata.
Shkëndija ka humbur në Strumicë nga Akademija Pandev në minutat e fundit. Edhe pse nikoqirët kishin epërsi me rezultat 2:0, Shkëndija arriti të barazojë, por pikërisht kur pritej fundi, në mnutën e 90-të, ka pësuar gol për të shijuar disfatën e parë, por edhe duke mos shfrytëzuar gabimin e dytë të Vardarit, skuadër kjo e cila u mund nga Rabotniçki me rezultat 3:1.

Pas tri disfatave fitore ka shënuar edhe skuadra e Shkupit, e cila ka dominuar plot 90 minuta lojën me shumë raste për të shënuar, por vetëm në të 85-të, Jasharovski doli të jetë hero i ekipit.

Renova ashtu siç është pritur ka mundur “Skopjen” me rezultat të thellë 5:1, ndërsa Pelisteri ka humbur në shtëpi nga Sileksi me rezultat 1:2. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button