Vujçiç ka këputur ligamentet

Shkëndija humb Stefan Vujçiçin, pasi mesfushori gjerman ka rezultuar me lëndim serioz. I dëmtuar në ndeshjen e kthimit me HJK Helsinkin në Finlandë në turin e dytë eliminator të Ligës së Evropës, Vujçiç la ndeshjen nën dhimbje të gjurit të këmbës së djathtë.

Për shkak se kishte këmbën e ënjtur u desht të pritet ca ditë për ekzaminimet e detajuara, të cilat fatkeqësisht konfirmojnë se mesfushori ka të këputura ligamentin e përparmë të kryqëzuar të këmbës së djathtë. Lëndimet e këtilla kërkojnë periudhë më të gjatë rikuperimi dhe Vujçiç së shpejti do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button