Xhaferi: Me veprimin në Kuvend do të dëshmohet se cili është qëllimi i VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi deklaroi se është herët që të thuhet nëse veprimi i VMRO-DPMNE-së për formimin e dhjetë grupeve të deputetëve është bërë me qëllim që të bllokohet puna e Kuvendit.

“Neni 33 i Rregullores lejon grup prej pesë deputetëve të formojë një grup deputetësh. Në aspektin juridik është diskutabil fakti, që një parti politike nuk mund të ketë më shumë grupe deputetësh dhe për këtë krijohet dilema tek elektorati i tyre nëse është parti politike e unifikuar ose kanë probleme të brendshme, prandaj nuk dua t’ua komentoj këtë hap”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se nuk mund ta komentojë vendimin e VMRO-DPMNE-së për formimin e 10 grupeve të deputetëve dhe se nuk dëshiron të prejudikojë se cili është qëllimi i tyre.

“Me veprimin e tyre në Kuvend do të dëshmohet se cili është qëllimi i tyre. Nëse sillen siç u sollën dje, kjo do të thotë se do ta shfrytëzojnë mundësinë përmes parimit kërkim të pauzës pas një ore, të cilën koordinatori ka të drejtë ta kërkojë. Kjo do të thotë se në 24 orë do të kërkojnë 10 orë pauzë. Ata do të mbajnë përgjegjësi politike për veprimin e tyre”, thotë Xhaferi.

Ai the se me kërkesë të grupeve të deputetëve e ka anuluar për të hënën seancën e sotme në të cilën duhej të vazhdojë debati për shkarkimin e prokurorit republikan, Marko Zvërlevski. Paralajmëroi se nëse vlerëson se dikush dëshiron ta keqpërdor funksionin deputet do të reagojë në mënyrë përkatëse.

Xhaferi vlerëson se ndryshimi i Rregullores është hapi i fundit që duhet të ndërmerret dhe se nëse ka nevojë për diçka të tillë, për këtë do të nevojitet konsensus politik. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button