Qeveria: Nuk heqim dorë nga parimi i transparencës dhe dhe të dhëna të hapura

Informata se në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë bllokuar disa media është publikuar pa shpjegim adekuat dhe të domosdoshëm, njoftoi sot pres-shërbimi Qeverisë.

“Interpretimi më i saktë i ndërprerjes së përkohshme deri te qasje deri në disa internet faqe, është se bëhet fjalë për intervenim, për të cilën ekzistojnë indikacione serioze se bëhet fjalë për sabotim të qëllimshëm që të krijohet imazh se Qeveria e re nuk është transparente dhe e hapura për kritika. Është konfirmuar se bllokimi i qasjes është vetëm tek një pjesë e kompjuterëve personal në Qeveri, por jo edhe në gjithë sistemin, që qartë thekson se është bërë bllokim në atë pjesë ku dikush ka pasur qasje”, thuhet në kumtesë.

Njëherit shtohet se shpejtë pas konfirmimit të gjendjes, Sekretariati i Qeverisë ndërmori procedurë adekuate dhe internet komunikimi në ndërtesën e Qeverisë është kthyer në gjendje të rregullt siç ishte vazhdimisht. “Kjo vetëm i konfirmoi dyshimet se dikush nga të punësuarit në shërbimet qeveritare ndërmarrin hapa me qëllim që ta kompromitojnë punën e Qeverisë së re”, thuhet në kumtesë.

Nga pres-shërbimi qeveritar theksojnë edhe se të gjithë shërbimet kompetente kryejnë kontrolle adekuate për rastin dhe për përgjegjësinë e konfirmuar opinioni do të informohet.

“Dëshirojmë ta bindim opinionin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë asnjëherë nuk do të heq dorë nga parimi i deklaruar për transparencë të plotë, përgjegjësi, llogaridhënie. Fenomenet siç është ky, bllokimi dhe hajkë propagandistike, ishin përditshmëri e qeverisë paraprake. Ndryshimet që u paraqitën dhe që po i realizon kjo Qeveri janë krijuar këto dukuri që të jenë vetëm kujtim se kanë qenë praktikë e rregullt e pushtetit paraprak”, qëndron në kumtesën nga pres-shërbimi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button