Xhaferi: do të fokusohen në ngritjen e rejtingut të Kuvendit si shërbim i vërtetë i qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Kristine Althauzer. Duke i dërguar urime Kryetarit Xhaferi për zgjedhjen e tij, ambasadorja theksoi se para përbërjes së re të Kuvendit qëndrojnë shumë detyra të rëndësishme dhe se funksioni Kryetar i Kuvendit ka rol të rëndësishëm, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

“Republika Federative e Gjermanisë vazhdon me mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike. Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, pritet edhe intensifikimi i kontakteve ndërmjet të dyja shteteve, në nivel të grupeve për bashkëpunim dhe trupave të punës.” ka thënë ambasadorja.

Xhaferi iu falënderua për urimet dhe për mbështetjen e rëndësishme gjermane, e informoi ambasadoren për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit dhe theksoi se aktivitetet në periudhën që vijon do të fokusohen në ngritjen e rejtingut të Kuvendit si shërbim i vërtetë i qytetarëve dhe i transparencës së institucionit.

Në fund të takimit, ambasadorja theksoi se edhe pas përfundimit të mandatit të saj, do të vazhdojë me interes të madh t’i ndjek ngjarjet në Republikën e Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button