Xhaferi merr pjesë në Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të Kongresmenit Amerikan, Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Letonisë, të hënën , do të marrë pjesë në Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë, përcjell Portalb.mk. 

Në kuadër të Forumit të Sigurisë, Kryetari Xhaferi do të drejtohet para të pranishmëve në temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”.

Gjithashtu, gjatë Forumit të tetë Parlamentar të Sigurisë, është paraparë që Kryetari Xhaferi të realizojë takime bilaterale me organizatorin, si edhe me mikpritësin, Z-nj. Inara Murniece, Spikere e Parlamentit të Letonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button